Panorama Sport (Albania)

“Fitore me vlerë, në janar duam blerje”

-

Jorgos Marantas e nisi me fitore rrugëtimin te Luftëtari. Debutim më perfekt nuk mund të kishte për trajnerin grek. Për “SuperSport” ai u shfaq i lumtur për pikët, por theksoi se ky është vetëm fillimi. “Më shumë rëndësi kanë 3 pikët që morëm sot (dje), pasi ekipi ka shumë të rinj. Kjo fitore erdhi në momentin më të mirë. Do mundohemi që të marrim më të mirën deri në janar, më pas do të shohim që të afrojmë edhe lojtarë me eksperienc­ë. Të rinjtë do marrin edhe përvojë në këto takime. Jam i kënaqur me atë që dhanë në fushë, sepse kanë punuar. Nëse vazhdojnë kështu, mund të ecim me ta deri në fund. E di që kampionati ka ekipe me cilësi shumë më të lartë se Flamurtari, me lojtarë që kushtojnë më shumë edhe financiari­sht. Pres që të punojmë e të marrim pikët që na duhen. Asnjë ndeshje nuk është e lehtë për ne, deri sa të marrim pikët ndaj çdo ekipi”, tha 46-vjeçari. HOLANDEZËT – Mbrojtësi Cerezo Hilgen dhe sulmuesi Angelmo Vyent nuk ishin të grumbullua­r në ndeshjen e djeshme, duke krijuar habi. Të dy holandezët e ndoqën takimin nga tribuna. Për këtë zgjedhje, “Panorama Sport” pyeti vetë trajnerin Marantas, i cili sqaroi: “Unë di të them se lojtarët në fushë ishin gati dhe dhanë më të mirën. Të flasim për ata që ishin në lojë dhe jo për ata që nuk ishin. Nuk ka të bëjë thjesht me gjendjen fizike, pasi ishte zgjedhja teknike.Aktivizova ata që kanë luajtur rregullish­t dhe janë stërvitur çdo ditë nën drejtimin tim me seriozitet. I vetmi që u aktivizua për herë të parë sot (dje) ishte Ziaj, i cili bëri mirë”, tha Marantas. TIFOZËT – Trajneri kishte edhe një mesazh për tifozët, ndërsa në mbyllje të deklaratës tha: “Mirënjohje për sportdashë­sit e Luftëtarit, të cilët në 10 minutat që kundërshta­ri ushtroi presion ndaj nesh, na mbështetën fuqishëm. Bashkë festuam fitoren dhe bashkë do të ndajmë gjithçka”, përfundoi Marantas.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania