Panorama Sport (Albania)

Realdo Realdo Fili: Fili: Gati Gati të të bëj bëj liderin liderin

3 gola në 4 ndeshje, sulmuesi: E kam kërkuar vetë përgjegjës­inë “Më shumë vlerë kanë pikët, por më pëlqen vëmendja. E vështirë me 3 trajnerë”

- TOMOR SHEHU

Realdo Fili është “heroi” i Luftëtarit. Dy gola të shënuar prej tij dhe gjirokastr­itët morën të parën fitore në këtë kampionat. Fieraku është më shumë se i lumtur për formën që po kalon, aq sa e pranon se po e shijon faktin që të gjithë “sytë” janë mbi të tani. Gjatë intervista­ve të dhëna pas ndeshjes për “SuperSport” dhe “Panorama Sport”, 23vjeçari rrëfen emocionet e këtij shpërthimi.

Në një Luftëtar me shumë djem të rinj, përgjegjës­ia bie mbi ju dhe sot (dje) u përgjigjët me dy gola që sollën fitoren e parë...

Është një përgjegjës­i që e kam kërkuar vetë. Kur drejtuesit më bënë ofertën për të qëndruar, e pranova me shumë kënaqësi. Jam i lumtur që po kontribuoj. Edhe për performanc­ën individual­e, paçka se më shumë rëndësi kanë pikët e marra.

Sa besoni te kjo skuadër? Jemi një ekip me djem të rinj, që u duhet kohë për t’u përshtatur. Ne që kemi më shumë

eksperienc­ë, ndonëse jemi vetë të rinj, mundohemi t’i ndihmojmë. Ne jemi këtu për të marrë maksimumin. Stërvitemi mirë, kushtet janë të mira. Shpresojmë që të marrim maksimumin.

Keni ndërruar 3 trajnerë në pak më tepër se një muaj.

E vështirë?

Ndryshimi i trajnerëve është i vështirë. Duhet kohë që lojtarët të kuptojnë idetë e trajnerëve. Të rinjtë kanë dëshirë për të bërë mirë. Çfarë na kërkohet, e bëjmë maksimalis­ht. Shpresoj të kemi bërë mirë. Edhe 2 trajnerët e mëparshëm

kanë bërë mirë, rezultatet kanë qenë ato që kanë munguar.

Jeni lojtari i momentit te Luftëtari, si ndiheni?

Të jem i sinqertë, më lumturon fitorja, por nuk mund ta mohoj faktin që ndihem i vlerësuar, kur të gjithë i kanë sytë tek unë.

Keni ndonjë dedikim për golat?

Tre gola në katër ndeshje më bëjnë të ndihem mirë. Gjithçka ua dedikoj shokëve të ekipit, familjes dhe atyre që besuan tek unë si lojtar.

Besonit se do përmbysej gjithçka?

Pas golit të barazimit, ekipi reagoi dhe arriti fitoren, e cila për mua ka vlerë të dyfishtë. Gjithsesi, nuk ka kohë për të festuar, sepse kemi beteja të forta përpara. Ka pak rendësi nëse shënoj apo jap asiste, rëndësi ka ecuria e Luftëtarit.

 ??  ?? Fili dhe Renja duke festuar në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes
Fili dhe Renja duke festuar në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania