Panorama Sport (Albania)

Derbi është i Devollit, Pogradeci në tapet

- Thanas Gjata

Devolli-Pogradeci ishte tamam një derbi, një takim i fortë dhe i bukur që në fillim nga të dyja ekipet, që e kërkuan me ngulm golin e avantazhit. Rastin e parë e kanë vendësit, në minutën e 15-të, kur braziliani Mota godet pas një daljeje të portierit kundërshta­r, por largojnë rrezikun mbrojtësit e Pogradecit. Miqtë mbrohen me shumë kujdes deri në minutën e 28-të, kur Rapo gjen rrjetën dhe entuziazmo­n tifozët e pranishëm në stadium. Pas pësimit të golit, pogradecar­ët fitojnë një goditje dënimi që e ekzekuton Jahaj, por topi pritet me mjeshtëri nga portieri Mali. Më pas janë sërish devollinjt­ë që mund të shënojnë edhe golin e dytë me anë të Avdillarit, por pa rezultat në këtë rast. Në minutën e 35-të, Pogradeci kërkon një faull brenda zonës, pas një roveshate të Nallbatit, kurse Liçkollari rrezikon përsëri për miqtë, por pa mundur të shënojë.

Në pjesën e dytë, ekipi i Pogradecit kërkon golin e barazimit, duke luajtur fort deri në minutën e 60-të, por ishte futbollist­i Mota ai që shënoi golin e dytë për Devollin, pas një aksioni perfekt të skuadrës së tij. Në këtë moment Pogradeci dorëzohet plotësisht dhe e detyron teknikun Abazaj të kryejë tri ndërrime brenda pak minutash. Futbollist­ët e Devollit, pavarësish­t avantazhit të dy golave, luajnë sërish në sulm dhe arrijnë të shënojnë edhe golin e tretë me anë të lojtarit më të shpejtë të ekipit, Klejdi Rapos. Edhe gjatë minutave të mbetura loja është e bukur, por nuk sjell gola të tjerë. Devolli fiton bindshëm derbin, mbi të gjitha me lojë të mirë. Pas përfundimi­t të ndeshjes, trajneri i Pogradecit, Ardjan Abazaj, ishte shumë i mërzitur e nervoz dhe nuk pranoi të prononcohe­j. Sigurisht, ai nuk e priste një humbje të thellë në fushën e një ekipi që vjen nga një kategori më poshtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania