Panorama Sport (Albania)

Elbasani, i brishtë për Apoloninë

Fierakët kanë marrë tri pikë në transfertë, falë një goli të mbrojtësit Nako

- VLADIMIR MEMA

Apolonia e nis me këmbën e mbarë kampionati­n, duke marrë tri pikë në një transfertë të vështirë si ajo e Elbasanit. Fierakëve u ka mjaftuar një gol i mbrojtësit Nako në pjesën e parë për të marrë fitoren dhe bërë detyrën, ndërkohë që Elbasani del duarbosh nga “Elbasan Arena”, edhe pse me pak fat mund të merrte një pikë. Një ndeshje pa shumë diferenca të mëdha në fushë, por mundësitë më të pastra për shënim i patën miqtë nga Fieri, të cilët mund të realizonin më shumë gola po të mos ishte për portierin Moli. Verdheblut­ë nuk ditën t’i shfrytëzon­in rastet që krijuan.

NDESHJA - Minutat e para nisën të qeta për të dyja skuadrat, që më shumë u munduan të studionin njëra-tjetrën dhe të qarkulloni­n topin në gjysmëfush­ën e tyre. Megjithatë, me kalimin e minutave nisën edhe shkëndijat e para në portat respektive, me Elbasanin që u shfaq rrezikshëm me Peposhin, por goditja e tij përfundoi jashtë. Të njëjtën gjë bëri dhe Hysenshana­j për Apoloninë, por nuk shënjestro­i si duhet katërkëndë­shin elbasanas. Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej pa gola, Nako e kaloi në avantazh Apoloninë. Ishte minuta e 39-të, kur mbrojtësi fierak shfrytëzoi si duhet krosin në zonë dhe me kokë e dërgoi sferën në rrjetë. Fraksioni i parë i lojës u mbyll me avantazhin e të besuarve të trajnerit Mërgjyshi. Pjesa e dytë nisi me Apoloninë në sulm dhe me Molin që bëri mrekullinë në grushtimin e topit të goditur me kokë nga Branica, duke e mbajtur Elbasanin në lojë. Ndeshja u bë edhe më interesant­e, pasi të dyja skuadrat lanë hapësira dhe në të 50-ën verdheblut­ë kishin një mundësi e artë. Një kundërsulm i shpejtë gjeti të papërgatit­ur fierakët, me Ballën që nxori të vetëm me portierin Skënderin, por goditja e tij u grushtua nga Harizaj. Kjo mundësi e humbur i preu krahët Elbasanit dhe i dha forcë Apolonisë të rrezikojë më shumë. Dy herë të tjera ishte Branica që “dialogoi” me Molin, por fitues doli portieri elbasanas, i cili neutralizo­i gjithçka. Mihana, pasi dribloi këdo që gjeti përpara, nuk kishte shënjestrë­n e duhur në goditje. Elbasani, nga ana tjetër, ushtroi presion me aq sa mundej, por deri në fund nuk e ndryshoi rezultatin. Apolonia ka dalë me tri pikë nga “Elbasan Arena”, ndërsa Elbasani tregoi se i duhet ende punë për t’u kolauduar. Fierakët vërtetuan se janë pretendent­ë seriozë për ngjitjen në Superiore.

 ??  ?? Çast para ndeshjes së djeshme
Çast para ndeshjes së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania