Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja super, gola dhe spektakël kundër Korabit

Vendos dopieta e Hoxhës dhe Bushi në pjesën e dytë

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja bind që në start ndaj Korabit, duke shënuar tre gola dhe duke kënaqur tifozët. Takimi i luajtur dje në Lezhë ka nisur i qetë nga të dyja skuadrat, të cilat e qarkulloni­n topin kryesisht në mesfushë, duke mos paraqitur rrezik për portat respektive. Të parët që kërkuan të sulmonin portën, ishin miqtë dibranë me anë të Skukës. Më pas ishin futbollist­ët e Besëlidhje­s të cilët organizohe­n me anë të Hajdarit, i cili fiton një goditje dënimi dhe në zhvillimet e saj është mbrojtësi Dibra që e kap me kokë, por topi kalon mbi traun e portës së Birjes. Në të 14-ën ishte Besëlidhja që sulmon me shpejtësi dhe sulmuesi Edmond Hoxha i ndihmuar nga Kamara ia del që topin ta shtyjë drejt rrjetës, duke e kaluar në avantazh ekipin lezhjan. Korabi reagon në minutën e 17të, por Skuka nuk barazon pas daljes së gabuar të portierit Bajri. Në minutën e 23-të ishte sulmuesi Hajdari që kroson në qendër të zonës, por Çokiç i vetëm përballë Birjes gabon. Pas disa sulmesh, në të 42-ën ishte përsëri sulmuesi kavajas Hoxha, që pasi merr një top vertikal, sulmon i vetëm dhe sapo futet në zonën dibrane, gjuan nga e djathta e Birjes, duke e mposhtur atë për të dytën herë. Pas dopietës së Hoxhës te Besëlidhja rritet siguria dhe për rrjedhojë ka qetësi dhe saktësi në veprime. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 20. Ndërkohë, edhe pjesa e dytë

ka nisur me dominimin e lezhjanëve. Në të 62-ën ishte Hoxha që provon përsëri në hyrje të zonës, por nuk mund ta godasë portën, pasi topi devijohet nga mbrojtja dibrane. Në të 65-ën ishte Hajdari që i kishte të gjitha mundësitë për të trefishuar, por i vetëm përballë

Birjes shpërdoron. Një rast të pastër shpërdoron edhe Kamara. Megjithatë, në minutën e 72-të, është Bushi i sapofutur në fushë që trefishon me një gol mjaft spektakola­r, duke debutuar me fanellën e Besëlidhje­s në mënyrën më të mirë. Në fund u akorduan edhe gjashtë

minuta shtesë, por ndonëse pati përpjekje nga të dyja kampet për të shënuar edhe gola të tjerë, gjithçka u mbyll me shifrat 3-0 për Besëlidhje­n. Një nisje e mbarë për skuadrën e drejtuar nga Elvis Plori, ndërsa nga ana tjetër, një fillim zhgënjyes për Korabin, që vinte

 ??  ?? Lojtarët e Besëlidhje­s duke festuar një nga golat e djeshëm FOTO: P.Gjikola
Lojtarët e Besëlidhje­s duke festuar një nga golat e djeshëm FOTO: P.Gjikola

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania