Panorama Sport (Albania)

Kastrioti vuan me Egnatian, e shpëton një penallti në fund

Në “Redi Maloku” ndodhin nga të gjitha

- KARTONI I KUQ Bujar Balliu

Kastrioti vuan, por në fund ia del që të marrë tri pikë të arta në përballjen e parë. Krutanët pritën dje në “Redi Maloku” Egnatian, skuadër e cila i hapi shumë punë Kastriotit të Ramadan Ndreut. Edhe pse me 10 lojtarë, ekipi rrogozhina­s rezistoi deri në fund. Ishte një pjesë e parë e vakët, me raste sporadike, por një pjesë e dytë që dhuroi plot pesë gola. Për krutanët fillimisht shënoi Ajazi, ndërsa Taulant Marku dyfishoi rezultatin në minutën e 71-të. Pasi e çuan rezultatin në 2-0, krutanët kaluan në aventurë dhe e menduan të mbyllur ndeshjen, por miqtë e rihapën sfidën. Ishte fillimisht Gjoka që ngushtoi shifrat në 2-1, pas një daljeje të gabuar të portierit Selaci, ndërsa Doksani pas një gafe të mbrojtjes barazon përkohësis­ht. Një penallti në fund të sfidës nderon Kastriotin. Basha pengohet në zonë dhe për kryesorin Kaimi ka 11-metërsh. Ka protesta nga miqtë, mirëpo vendimi është i pakthyeshë­m. Ekzekutimi­n e merr përsipër mesfushori shkodran, Abaz Karakaçi, i cili nuk gabon dhe shënon për 3-2.

- Edhe pse kishin një faull në favor të tyre, Bilali për shkak se protestoi gjatë

te kryesori, me pretendimi­n që duhet të kishte dhënë karton të kuq për lojtarin e Kastriotit, penalizon veten e tij. Protestat e gjata dhe ofendimet në drejtim të arbitrit e detyrojnë këtë të fundit ta ndëshkojë me të kuqe lojtarin e Egnatias. Në këtë mënyrë,

miqtë mbetën me dhjetë lojtarë që në minutën e 15-të. Pavarësish­t se po luante me një lojtar më pak, rrogozhina­sit zhvillojnë një lojë dinjitoze, paçka se humbën në limite. Reagimi i tyre në minutat 82 dhe 87 ishte vërtet mbresëlënë­s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania