Panorama Sport (Albania)

Festë në Pukë, Tërbuni gjunjëzon Dinamon

-

Tërbuni, i rikthyer në Kategorinë e Parë, ka fituar 2-0 ndaj Dinamos në ndeshjen hapëse të kampionati­t. Një fitore që ka sjellë buzëqeshje në radhët e tifozërisë pukjane, e cila kishte mbushur shkallët e stadiumit. Që në minutën e 7-të Hyseni jep një top për Përgjinin, i cili godet fort, por pa rezultat. Megjithatë, goli nuk vonon. Në minutën e 16-të, Hyseni fut një top në zonë, ku Përgjini kërcen më shumë se mbrojtësit e Dinamos dhe shënon me kokë. Më pas duket sikur Dinamo zgjohet dhe bën një kundërsulm të shpejtë me anë të Topallit, pa mundur të shënojë. Pukjanët nuk ndalen dhe kanë një shans të mirë, por Mahmutaj, i vetëm me portierin kundërshta­r, nuk arrin të shënojë. Me fillimin e pjesës së dytë janë miqtë që sulmojnë, megjithatë nuk janë të qartë në finalizim. Tërbuni reagon dhe Përgjini ka mundësinë e golit të dytë, por portieri i Dinamos është në gatishmëri. Trajneri Kërnaja bën zëvendësim­e dhe skuadra e tij është më e freskët gjatë pjesës në vazhdim të ndeshjes. Pukjanët organizojn­ë disa sulme të shpejta, që nuk finalizohe­n me gol. Në minutën e 88-të, kapiteni i Dinamos, Muça, hedh një top në zonën e Tërbunit, ku mbrojtja pukjane largon rrezikun. Në minutën e fundit të ndeshjes, Tërbuni shfrytëzon daljen përpara të Dinamos dhe bën një kundërzbri­tje të bukur me anë të Myrtës, i cili pason par Hasajn dhe ky i fundit gjuan fort, duke shënuar një eurogol, pasi e çon topin në trekëndësh. Mbyllet gjithçka 2-0 për Tërbunin, një fitore e merituar për të dhe një nisje e mbarë e garës. Në krahun tjetër, Dinamo duket që ka probleme dhe nuk është ajo skuadra që duhet të përligjë emrin e saj. Pas ndeshjes, pavarësish­t këmbëngulj­es së “Panorama Sport”, trajneri Igli Allmuça nuk ka dashur të prononcohe­t për lojën e skuadrës së tij. Ditmir Pemaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania