Panorama Sport (Albania)

Orikumi Orikumi përmbys përmbys Besën Besën

Reagim mjaft i mirë i skuadrës bregdetare, që nuk fal në fushën e saj

- ENRIKO GABAJ

Oriku e nis sërish me fitore, ashtu si sezo nin e shkuar, por kësaj radhe ndaj një kundërshta­ri si Besa. Ndeshjes i parapriu një ceremoni e bukur, ku shkelmimin simbolik të topit e bëri ish-mbrojtësi i njohur i Kombëtares dhe Flamurtari­t, 43vjeçari Geri Çipi. Fill pas kësaj ceremonie ka startuar ndeshja që pritej me shumë interes nga tifozët, të cilët kanë shijuar një spektakël të vërtetë. Oriku hidhet në sulm menjëherë dhe rastin e parë e ka Qejvani, që provon nga goditja e dënimit, pret Dobjani. Gjinaj më pas gjuan jashtë, ndërsa miqtë nga Kavaja shfaqen rrezikshëm me Çelhakën, i cili ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi. Topi po shkonte drejt trekëndësh­it, duke dhënë idenë e golit, por Halili, me një pritje spektakola­re, i mohon golin Besës. Momentet e mira vijojnë për miqtë dhe krosi i Çelhakës nga këndi gjen të pambuluar në zonë mbrojtësin Xhafa, i cili gjuan me kokë dhe 0-1. Besa kthehet prapa, kurse Oriku kërkon golin e barazimit dhe e

gjen në minutën e 33-të. Goditje dënimi për vendasit, Qejvani kroson në zonën, ku Kuqi përfiton nga dalja e pakujdessh­me e portierit, devijon me kokë dhe topi ndalet në rrjetë. Gjithçka e barabartë deri në fund të pjesës së parë. Pjesa e dytë fillon me skuadrat në sulm, në kërkim të golit. Besa provon, por Onuh nuk është në ditën e tij. Pak çaste më vonë, në minutën e 53të, sërish Qejvani kroson nga këndi drejt zonës, ku braziliani Linkoln, falë shtatlartë­sisë së tij, gjuan topin me kokë dhe kalon Orikun në avantazh, 2-1. Tre gola të shënuar dhe të tre me

kokë, dy nga Oriku dhe një nga Besa, të gjithë prej goditjeve standarde. Më të qetë bregdetarë­t në minutat në vijim, teksa skuadra mike e qarkullon mirë topin dhe tenton të shënojë, por pa rezultat. Qejvani provon nga distanca me të majtën, por Dobjani pret me vështirësi. Pavarësish­t aksioneve dhe sulmeve të shumta të Besës me Carën, Çelhakën apo dhe Onuh, rezultati mbetet i pandryshua­r. Tri pikët shkojnë për Orikun në superformë, ndërsa Besa duhet ta analizojë mirë ndeshjen dhe të kolaudohet për vazhdimin e kampionati­t.

 ??  ?? Moment nga ndeshja e djeshme
Moment nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania