Panorama Sport (Albania)

Broja i pandalshëm, por një shqiptar i heq fitoren

Sulmuesi udhëheq Çelsin me golin e 6-të në 5 ndeshje, Tolaj barazon për Brajtonin

-

Shqipëria ka talente nëpër botë që janë duke bërë mjaft mirë me skuadrat e tyre. Çelsi këtë edicion është duke u besuar shumë të rinjve me trajnerin Lampard në krye, por të tjerë të talentuar po rriten në akademinë e bluve të Londrës. Një prej tyre është edhe bomberi shqiptar, Armando Broja. Dje, shqiptari ishte autor i një tjetër goli me fanellën e Çelsit për skuadrën e 18vjeçarëv­e, duke i dhënë skuadrës së tij një pikë të rëndësishm­e për ecurinë në kampionat. Në këtë përballje, ka qenë një derbi shqiptarës­h, teksa edhe për skuadrën e Brajtonit, golashënue­si ishte një futbollist me origjinë shqiptare, Florent Tolaj.

GOLI

Armando Broja është shndërruar në një përbindësh të vërtetë. Sulmuesi shqiptar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e 18-vjeçarëve të Çelsit, duke konfirmuar kështu formën e shkëlqyer që po kalon. 18-vjeçari kaloi në avantazh blutë e Londrës në minutën e 48-të në sfidën ndaj Brajtonit. Mirëpo, për fat të keq, ky realizim nuk u mjaftoi bluve të Londrës për të dalë nga fusha e lojës me pikët maksimale. Për Brajtonin ka ardhur një gol që ka barazuar shifrat e ndeshjes në minutën e 70-të. Gjithashtu, edhe ky gol ka rrënjë shqiptare, pasi autor i tij ishts Florent Tolaj, mesfushori me origjinë shqiptare. FORMA

Armando Broja shihet si një nga të rinjtë me më shumë perspektiv­ë. Djaloshi kuqezi e ka treguar veten tij me ndeshje decizive për Çelsin duke shënuar. Në këtë start sezoni, ai numëron gjashtë gola të realizuar në vetëm pesë takimet e para. Me këtë formë, Broja ka fituar edhe vëmendjen e Kombëtares U-21, teksa shumë shpejt mund të ketë një testim edhe nga vetë trajneri i Kombëtares A, Edoardo Reja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania