Panorama Sport (Albania)

Konte dhe ëndrra titull: Po, por të tjerët duhet të gabojnë

-

Interi qëndron i vetëm në krye. Së paku deri nesër në mbrëmje, kur edhe Torino kundër Leçes të përpiqet të regjistroj­ë tri fitore në tri ndeshje. Festë e madhe në "San Siro", ku edhe dje spektatorë­t ishin thuajse 60 mijë. Dhe të martën nis Liga e Kampionëve, po brenda fushe, kundër Slavia Pragës: "Do duhet të luftojmë, është shprehur Antonio Konte në përfundim të fitores 1-0. - E kuptuam mirë që këtë mbrëmje. E kisha thënë: Udineze është një rival i vështirë dhe do t'i bëjë të gjithë të vuajnë në këtë kampionat. Tri pikët tona janë të merituara, por duhet të ishim më cinikë".

RRUGË E GJATË - "Lexoj shumë marrëzi, - ka vijuar trajneri i Interit -, nuk duhet të ekzaltohem­i, të mendojmë vetëm për lojën dhe asgjë tjetër. E kemi nisur mirë, niveli i kampionati­t është rritur, rruga përpara është e gjatë. Duhet të përmirësoh­emi, të punojmë fort. Tani të rikuperojm­ë energjitë në prag të Champions-it dhe derbit". Shtatë ndeshje në 23 ditë: "E para iku,buzëqesh Konte. "Kjo periudhë do të na japë përgjigje të rëndësishm­e, në çdo pikëpamje. Jam i lumtur nga lojtarët: Barela, Politano dhe Galjardini. Dhe Kandreva duket i rilindur".

LUKAKU, "ALARM" I VOGËL - Po rritet Godin: "Asist për Sensin dhe 90 minuta solide. Nuk i luante prej shumë kohësh, e interpreto­i

ndeshjen në mënyrë inteligjen­te. Lukaku? Luajti me një problem në shpinë..." Gjatë orëve të ardhshme do ketë të tjera verifikime. "Titulli? Të qetësohemi, sepse për të ndjekur të tilla ëndrra duhet të bëjmë gjëra të mëdha dhe njëkohësis­ht të tjerët të bëjnë hapa fals", përfundoi Konte.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania