Panorama Sport (Albania)

“Më pëlqen krahasimi me Iniestën, por unë jam thjesht... Sensi”

Lideri i ri zikaltër: Lëvizja te goli, skemë e Kontes Mesfushori: Nuk ka vend për eufori, tani nis malorja

- Përgatiti: LEDIO NASE

Stefano Sensi, njeriu i ndeshjes për Interin kundër Udinezes, konfirmon momentin e tij magjik, por edhe hierarkinë e të qenit për momentin lideri i formacioni­t të Kontes. Pas golit trepikësh me friulanët, i cili garanton edhe kreun solitar, blerja 25-milioneuro­she kujtojmë që shënoi gjithashtu në sfidën e parë kundër Leçes, por në të njëjtën kohë fitoi penalltinë me Kaljarin, e cila garantoi suksesin 2-1. Të gjitha këto e bëjnë normal lumin e kompliment­eve për "xhuxhin" zikaltër. "Jam i lumtur për golin, sepse është gjithmonë një emocion unik, kur e shënon përballë tifozëve të tu. Goli që realizova ishte diçka e përgatitur në stërvitje, por flas për lëvizjen që duhet të bëjmë në zonë, prandaj është edhe meritë e trajnerit Konte për tri pikët. Gjithsesi, duke lënë mënjanë anët pozitive të ndeshjes, duhet thënë gjithashtu që takime të tilla bëhen gjithmonë e më të vështira me kalimin e minutave. Prandaj, kur kemi në favor avantazhin, por edhe superiorit­etin numerik, duhet t'i mbyllim sa më shpejt, ndryshe rrezikojmë të dëmtojmë veten. Tani duhet thjesht të shijojmë këtë sukses të radhës, pasi e meritojmë, ndonëse nga nesër (sot) nis sërish puna, pasi në mesjavë fillon Champions-i. Edhe në Europë do ta nisim në 'San Siro' dhe duam që të jetë një tjetër natë e madhe përballë Slavias. Shkurt, nga e marta e në vazhdim nis sezoni i vërtetë dhe

malorja e fortë për ne, prandaj ta largojmë euforinë nga vetja". Në fund, lidhur me krahasimin që e përndjek prej vitesh, si "Iniesta i ri", duke qenë se në të kaluarën ka qenë pranë, por ka refuzuar Barcelonën, Stefano Sensi i ka idetë e qartë edhe në këtë aspekt: "Falënderoj

tifozët dhe këdo për krahasimin me Iniestën, pasi ky është pa dyshim një kompliment i madh, një stimul më shumë, ndonëse unë kam qenë, jam dhe do të jem thjesht Stefano Sensi. Me këtë emër dua të shkruaj historinë time tek Interi".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania