Panorama Sport (Albania)

Ikardi debuton me PSG-në, Nejmar kryevepër në 92' mes koreve “bir k...”

Ish-interist luajti 30', ylli brazilian e pranon: Po, doja të ikja!

-

Mjafton një magji e Nejmarit në minutën e 92-të, që PSG-ja ta bëjë fitues debutimin e Mauro Ikardit me fanellën e kampionëve të Francës: 1-0 me shumë vështirësi ndaj Strasburgu­t në "Parc des Princes" me golin e yllit brazilian, që vërshëllim­ave të stadiumit të tij dhe koreve "Nejmar bir k..", pasi kërkoi të rikthehej drejt Barcelonës në verë, iu përgjigj me një kryevepër në sekondat e fundit të ndeshjes. Nga ana tjetër, sulmuesi argjentina­s, i cili mendohej se do të ishte titullar, e shikon pjesën e parë të ndeshjes nga stoli, duke hyrë vetëm në minutën e 62-të. Në sulm, pa Mbapenë dhe Kavanin, Tuhel zgjodhi Çupo-Moting në qendër. Në 38', ish-sulmuesi i Interit u ngrit në nxemje për të zëvendësua­r këtë të fundit, që mbeti në tokë pas një përplasjej­e, por gjermani mund të vazhdojë dhe Maurito rikthehet në vendin e tij. Në pjesën e dytë, me rezultatin e frenuar në 0-0, vjen momenti i debutimit me Vandën që filmonte gjithçka në telefonin e saj. Në 68', Nejmar i shërben një top që ai nuk e arrin, ndërsa në 81' merr një top të artë që nuk shkon në portë vetëm prej ndërhyrjes së Konesë. Por në minutën e 92-të, është pikërisht Ikardi ai që fton Dialonë në krah të majtë për të krosuar për Nejmarin, i cili me një roveshatë fantastike nuk i lë asnjë shans portierit (topi fillimisht prek shtyllën, pastaj ndalet në rrjetë). Ka kohë edhe për një gol të dytë të braziliani­t, por në momentin që Ikardi nis Di Marian në kundërsulm, argjentina­si është në pozicion jashtë loje dhe VAR-i anulon festën. FLET NEJMARI - Pasi ka vendosur që të qëndrojë, ndoshta edhe vetëm për një sezon tjetër, Nejmar, i cili vendosi edhe ndeshjen me Strasburgu­n me një roveshatë, pranon bisedimet me Barcelonën, por në të njëjtën kohë edhe se është i fokusuar totalisht te PSG-ja. "Nuk ia kam fshehur askujt se doja të largohesha, të gjithë e dinë këtë dhe po e pranoj sërish. Nuk dua të flas për detajet e bisedimeve, por mbi të gjitha nuk kam asgjë kundër PSG-së dhe tifozëve të këtij klubi. Nëse nuk ndihesh i lumtur në vendin tënd të punës është normale të kërkosh një sistemim tjetër. Kisha arsyet e mia për t'u larguar, por fatkeqësis­ht nuk ma lejuan. Gjithsesi, tani që jam ende këtu do të fokusohem 100 për qind që të ndihmoj PSG-në".

 ??  ?? Roveshata e shndërruar në gol nga Nejmari
Roveshata e shndërruar në gol nga Nejmari
 ??  ?? Ikardi debutoi dje me bluzën e PSG-së
Ikardi debutoi dje me bluzën e PSG-së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania