Panorama Sport (Albania)

Juvja Juvja thyen thyen kockat kockat në në Firence Firence

Paraqitje tepër e shëmtuar e kampionëve, Fiorentinë­s i mungoi vetëm goli Kosta e Pjaniç pësojnë dëmtime dhe humbin Atletikon, Danilo tremb më pak

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Firence është e njohur për veprat e artit his torik dhe botëror, por edhe shifrat e ofruara dje nga skuadra e Montelës ishin një art më vete përballë kampionëve të Italisë: një traversë e goditur nga Kieza që në fillim të sfidës, 10 goditje këndi me zero dhe 8 me 4 gjuajtjet në kuadrat përballë Kristiano Ronaldos me shokë. Dhe nëse nuk është e bukur kjo, atëherë çfarë mund të jetë tjetër?! Madje, nëse Fiorentina bën të bukurën në fushë, Juventusi nuk e bën "bishën" për asnjë moment, por nëse ajo që reflekton bisha është e shëmtuara, atëherë në këtë rast ia del më së miri, sepse paraqitja në fushë e skuadrës së Mauricio Sarrit, që bëri debutimin e tij zyrtar në stolin bardhezi, ishte thjesht për t'u harruar. Gabime amatoreske në pasime dhe kur këto i bën dirigjenti Pjaniç, mund të kuptohet qartë se sa e vështirë ka qenë e gjithë ndeshja. Ronaldo me magji zhduket nga fusha dhe rikthehet vetëm në minutën e 86-të me një roveshatë aspak të frikshme dhe... kaq... Një Juventus më i dobët, për më shumë përpara debutimit në Champions ndaj Atletikos, nuk ishte parë prej shumë kohësh. Asgjë konkrete dhe korrekte, qoftë në aspektin taktik, por aq më pak në atë fizik, ku buletini i postndeshj­es është i frikshëm. Fiorentina dominon ndeshjen në pjesën më të madhe, duke dhuruar spektakël me Kiezën, Riberinë dhe Kastrovili­n që luajnë në të gjithë fushën, por ajo që mungoi ishte vetëm saktësia dhe ftohtësia përpara portës. Prandaj, barazimi 0-0 i pasdites së djeshme mund të ketë një "aromë" suksesi për Juventusin, edhe pse duket absurde e thënë kështu, por kjo ishte e vërteta.

KOCKA TË THYERA

- Më shumë se paraqitja, ajo që e tremb Juven janë dëmtimet. Edhe pse sivjet u ndërruan edhe trajneri, edhe stafi teknik e atletik, sërish problemet muskulore mbeten një "kancer" në Torino. Duglas Kosta largohet pas 8 minutash, Miralem Pjaniç pas 44, por sikur të mos mjaftojë kjo, edhe Danilo kërkoi zëvendësim­in në të 61-ën. Një masakër e vërtetë, ku ai që tremb më shumë është sulmuesi brazilian. Kosta ka treguar se problemet muskulore e dënojnë gjatë, ndërsa ai i Pjaniçit nuk duket i rëndë, edhe

pse që të dy këta nuk do të jenë në dispozicio­n për Atletikon në Madrid. Ndërsa për mbrojtësin duket thjesht një lodhje muskulore që nuk shqetëson, ndonëse këto dëmtime e bëjnë edhe dyfish më të vështirë debutimin në Champions.

 ??  ?? Duglas Kosta, i nervozuar pas dëmtimit
Duglas Kosta, i nervozuar pas dëmtimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania