Panorama Sport (Albania)

NOTAT E JUVES

-

SHEZNI 6 - Sipërfaqës­or në më shumë se një rast, sidomos kur luan me këmbë, por në ndërhyrjet vendimtare përgjigjet "Këtu!"

DANILO 5 - Shumë i ndrojtur në fazën e parë të ndeshjes, kur Dalbert e "keqtrajton" vazhdimish­t. Pas golit ndaj Napolit, braziliani bën një paraqitje pa lënë gjurmë. (nga 62' KUADRADO 6 - Pozicionoh­et në të djathtë të prapavijës dhe kontributi i tij dallohet në të dyja fazat.

BONUÇI 6 - Humb disa herë Milenkoviç­in, por Juvja për fat nuk pëson dëme. Të paktën, ekipit i dhuron më shumë siguri sesa kolegu i repartit.

DE LIGT 5,5 - Gabon që në fillim, kur për pak i jep një asist Riberisë. Me kalimin e minutave kupton se si duhet të luajë, por 20-vjeçari dukshëm ka nevojë të ambientohe­t.

ALEKS SANDRO 6 - Ndër të paktat nota pozitive juventine. Braziliani tenton të bëjë diçka më shumë, por kur i del mbanë, shokët e lënë vetëm.

KHEDIRA 6 - Statistika­t tregojnë se ishte më i rrezikshmi në fushë për Juventusin, por ndonjëherë duhet të tregohet më egoist.

PJANIÇ 5 - 45 minuta të vakëta, dy kartonë të verdhë dhe një dëmtim muskulor. Vështirë se mund të bënte më keq se aq. (nga 44' BENTANKUR 5,5 I ngadaltë dhe i parashikue­shëm vihet në mes nga rivalët dhe nuk arrin të ndërtojë asgjë si regjisor i "Zonjës së Vjetër".

MATUIDI 6 - I vetmi rrezik për portën e Fiorentinë­s në pjesën e parë vjen nga francezi. Lufton, vrapon dhe është ndër të paktët që bën detyrat që i kërkohen një futbollist­i, i cili mban mbi shpinë një fanellë me peshë si ajo e Juventusit.

KOSTA pa notë - Shumë pak minuta për ta gjykuar. Nga 8'

BERNARDESK­I (nota 5), i cili nuk ka asnjë ndikim në lojën e bardhezinj­ve dhe aq më pak alibi për të justifikua­r një ndeshje kaq të dobët.

HIGUAIN 5,5 - Kur nuk arrin të godasë vetë, mundohet të shërbejë shokët (Kuadrado e Khedira). Gjysmë note më shumë sepse në sulm të paktën u duk më shumë se pjesa tjetër e ekipit.

RONALDO 5 - Zhgënjyes edhe portugezi. Goditja e dënimit në fillim të takimit dhe një roveshatë e pasaktë në fund është përshkrimi ideal i ndeshjes së tij: totalisht jashtë loje!

TRAJNER SARRI 5 - Një Juventus kaq i dobët nuk ishte parë kurrë. Hapa prapa për teknikun, krahasuar me Parmën dhe Napolin. Të mërkurën kundër Atletikos do të duhet një paraqitje shumë e ndryshme nga e djeshmja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania