Panorama Sport (Albania)

Sarri: Ronaldo dhe Higuain ishin zero, Dibala...

-

Një Mauricio Sarri i përulur, i kënaqur për pikën e marrë, sepse e kuptoi edhe ai që Juventusi jo vetëm luajti dobët, por nuk pati as mundësinë si rrjedhojë e zëvendësim­eve të detyruara për të provuar që të ndërronte ritmin e ndeshjes në pjesën e dytë. "Nuk duhet të jem ekspert i profesioni­t tim për të konfirmuar se bëmë një ndeshje të dobët, sidomos në nivelin taktik. Sigurisht që, kur të vihet edhe fati kundër si rrjedhojë e dy zëvendësim­eve të detyruara për dëmtim që në pjesën e parë, bëhet shumë e vështirë për të provuar së ndryshuari diçka në fraksionin e dytë të lojës. Sidomos në Firence, me 35 gradë celsius në orën 15:00, do të kisha dashur të shihja se si mund të ndryshonte ndeshja jonë me ndonjë lojtar të freskët nga stoli. Si Dibala për shembull? Po, ndoshta, por e vërteta është që gjatë ndeshjes së djeshme nuk më kaloi as nëpër mend se Paulo mund të zbriste në fushë, duke qenë se edhe zëvendësim­i i tretë u dogj shumë shpejt". Lidhur me dëmtimet e Duglas Kostës dhe Miralem Pjaniçit, trajneri 60-vjeçar nuk jep shumë shpresa për debutimin në Champions të së mërkurës mbrëma, kundër Atletikos së Madridit në transfertë. "Nuk dalim të lumtur nga Firence dhe nuk do ta nisim shumë të lumtur përgatitje­n e ndeshjes me Atletikon, duke parë edhe dëmtimet. Për Kostën, problemi duhet vlerësuar me kujdes dhe mund të them se është më i rëndë sesa ai i Pjaniçit. Miralem ndjeu dhimbje në muskujt e pasmë të kofshës, ku gjatë javës kishte marrë një goditje në stërvitje. Dhe është normale që pa dy lojtarë si këta, nuk mund ta tërhiqnim skuadrën drejt sulmit në mënyrë të rrezikshme siç duam ne. Edhe Ronaldo e Higuain në hije? Jo në hije, por thuajse zero. Që të dy duhet të nisin të mësojmë se kur vendosim që të mbrojmë më pranë zonës së Sheznit, edhe ata duhet të tërhiqen, të afrohen dhe të luajnë më pranë mesit të fushës, ndryshe gjendemi në inferiorit­et të lartë numerik. Kush mund ta rrisë nivelin me Atletikon? Kam parë shumë mirë Rabionë gjatë këtyre dy javëve, por ka kohë për të menduar deri të mërkurën".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania