Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA

-

- Milani ka fituar vetëm një nga pesë sfidat e fundit në kampionat kundër Veronës. Takimi i fundit mes tyre përkon me sezonin 2017‘18.

- Verona i ka shënuar 39 gola Milanit në totalin e ndeshjeve që ka qenë skuadër pritëse. Kuqezinjtë janë njëkohësis­ht skuadra së cilës i kanë shënuar më shumë kur e kanë pasur si mysafire.

- Verona ka grumbullua­r katër pikë në dy ndeshjet e para të Serisë A. Deri më sot ka ndodhur vetëm gjashtë herë që veronezët të mos pësojnë asnjë humbje në tri ndeshjet e para në kampionat. Rasti më i fundit është ai i sezonit 2014-’15.

- Mes ekipeve të pranishme në sezonin e kaluar dhe këtë sezon të Serisë A, Milani është ajo që ka pësuar më pak gjatë vitit 2019. 17 gola në dëm të kuqezinjve.

- Sa i përket Serisë A, “Djalli” ka fituar tri nga katër transferta­t e fundit në Veronë. Për të pasur të njëjtin numër suksesesh, Milanit i ishin dashur tetë ndeshje në atë qytet.

- Duke përjashtua­r Leçen që nuk ka shënuar ende asnjë gol në Serinë A aktuale, Milani është skuadra me përqindjen (9.4) më të ulët realizuese në të gjithë kampionati­n italian.

- Kristof Piontek ka shënuar vetëm një herë në nëntë prezencat e fundit në Serinë A. Në nëntë pararendës­et, polaku e kishte dërguar topin në rrjetë në 7 raste. Nëse shënon sot, Verona do të ishte “viktima” e 15-të në 21 ekipe që ka pasur përballë me fanellat e Xhenoas dhe Milanit. - Hakan Çalhanoglu ka gjetur golin këtë sezon pas tri goditjesh në portë. Një vit më parë i duheshin 61 goditje për të njëjtën arritje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania