Panorama Sport (Albania)

Zidan: Pësojmë shumë gola, ja çfarë na mungon për të shkëlqyer

-

Zinedin Zidan është i kënaqur vetëm me rezultatin, por edhe me 45 minutat e para të Realit të Madridit kundër Levantes. Trajneri francez thotë se ekipi duhet të mësohet që të luajë mirë për një kohë të gjatë dhe jo të futet në pjesën e dytë, duke e menduar ndeshjen të fituar. Ai i thuri elozhe Benzemasë dhe Hamesit, ndërsa theksoi se Vinicius dhe Hazard duhet të përmirësoh­en akoma më shumë.

VUAJTJE - “Problemi është që në pjesën e dytë nuk u futëm të bindur në fushë dhe ata shënuan menjëherë. Dua të mbetem më shumë te pjesa e parë, e cila ishte shumë e mirë. Bëmë një lojë të shkëlqyer, shënuam gola dhe patëm raste. Edhe në të dytën patëm, por nuk i konkretizu­am. E merituam këtë fitore, por duhet që të përmirësoh­emi për të bërë 90 minuta të mira dhe jo vetëm 45. Nëse për një pjesë bëjmë lojë të shkëlqyer, sigurisht që mund ta bëjmë edhe për 90 minuta”.

CHAMPIONS - “Nuk menduam aspak për ndeshjen e ardhshme. E rëndësishm­e ishte që të fitonim sot (dje). Menduam vetëm për Levanten”.

HAMES - “Ishte shumë mirë dhe komod. Kur ka topin në këmbë, është i shkëlqyer, pastaj fizikisht humbi energjitë, sepse ishte i dëmtuar. Më pëlqen fakti që është i motivuar. Donte patjetër që të shënonte. Ai ka pasur dhe vazhdon të ketë kualitet. Nuk ka ndryshuar asgjë me Hamesin e mëparshëm. E mbylli ndeshjen pa pikë energjie dhe kjo më pëlqen”.

HAZARD - “Jam duke i menaxhuar mirë lojtarët që nuk janë në 100% të formës. Ata janë përgatitur shumë pak. Hazard do të përmirësoh­et shumë. Shpresoj që të mos kemi shumë dëmtime në të ardhmen. Eden ka bërë vetëm 4 stërvitje, por është një lojtar shumë vertikal dhe do të na ndihmojë”.

ÇFARË MUNGON - “Vazhdimësi­a. Duhet të luajmë mirë për një kohë të gjatë dhe këtë e dimë të gjithë. Në këtë aspekt do të punojmë në të ardhmen. Gjithashtu, nuk duhet të pësojmë kaq shumë gola”.

VINICIUS - “Është vetëm 18 vjeç dhe i duhet kohë për t’u rritur si lojtar. E rëndësishm­e është që krijon raste, por do të vijë edhe momenti kur këto raste do t’i dërgojë në portë”.

BENZEMA - “Prej kohësh kam dëgjuar se kjo ishte ndeshja më e mirë e Benzemasë. Në fakt, ai është gjithmonë aty, duke na ndihmuar dhe duke bërë maksimumin”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania