Panorama Sport (Albania)

Barcelona, çfarë spektakli!

Katalanasi­t me “pesë yje”, 16-vjeçari Fati magjeps Europën me gol dhe asist Suarez lë pas dëmtimin me një dopietë, shkëlqen edhe mesfushori De Jong

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Ka lindur një yll i ri në futboll: Ansu Fati. Në ndeshjen e tij të parë si titullar me Barcelonën, djaloshi 16vjeçar e bën për vete “Camp Nou”-n për vetëm gjashtë minuta, ku i inspiroi të gjithë: një gol dhe një asist. Ka shumë lojtarë në botë që kanë luajtur 10 sezone ose më shumë në elitë dhe kurrë nuk e kanë bërë atë që adoleshent­i katalanas bëri për 6 minuta. Nuk e dimë çfarë do të bëjë Valverde kur të rikthehen plotësisht Mesi dhe Suarez, por ta rikthejë te të rinjtë do të jetë një gabim i rëndë.

SUPER-FATI - Në minutat e para kundër Betisit premtonte, në “Pampola” shënoi dhe kundër Valencias luajti si titullar në një ndeshje që nuk do ta harrojë kurrë. Nuk kishin kaluar as dy minuta kur përfitoi nga një pasim i De Jongut për t’i prishur mbrëmjen Silesenit me një goditje të fortë nga brenda zonës. Pak minuta më vonë merr një top nga e majta dhe driblon me një lehtësi të frikshme një lojtar si Garaj. Pason për De Jongun dhe ky i fundit s’mund të gabonte. Fati mund të shënonte edhe 2 gola të tjerë përpara fundit të pjesës së parë, por topi shkoi jashtë për pak. Valverde mund të largohet nga Barcelona pa fituar Champions-in ose duke e fituar atë, por u ka bërë katalanasv­e një dhuratë të çmuar si Ansu Fati. Nuk duhet të harrojmë që rivali ishte Valencia, skuadër shumë e fortë. Problemet e zëvendësim­it të trajnerit Marselino me Selades vetëm 1 ditë përpara ndeshjes patën ndikim, pavarësish­t se Gameiro shkurtoi diferencat.

SHOU I SUAREZIT - Një tjetër lajm i mirë për katalanasi­t ishte rikthimi në fushë i Luis Suarezit dhe ai i hoqi të gjitha dyshimet. Është rikuperuar plotësisht, sepse dy gola të tillë nuk shënohen lehtësisht, njëri prej tyre ishte spektakola­r. Uruguaiani u rikthye të tërheqë skuadrën në sulm, por më parë ishte Pike që kishte gjetur

rrugën e rrjetës për t’i dërguar shifrat në 1-3. “El Pistoleros” i mjaftuan vetëm 2 prekje të topit për golin e katërt dhe të pestë. Silesen evitoi disa gola të sigurt nga Grizman, Perez dhe Artur. Valencia shënoi golin e dytë në minutat e fundit, por ishte thjesht për statistikë. Me humbjen e Atletikos së Madridit kundër Sociedadit (2-0) mund të rithemi se La Liga është bërë më interesant­e se kurrë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania