Panorama Sport (Albania)

NOTAT E BAJERNIT

-

NOJER 6 - Perfekt mes shtyllave, por e dënoi vetëm një penallti.

PAVAR 6 - Patrullon me kujdes korsinë e djathtë, pa hasur rreziqe të mëdha. Administri­m perfekt.

ZYLE 6.5 - Në shumë raste punon edhe për Boatengun, por në më shumë se një rast i shkon shumë pranë edhe golit personal.

BOATENG 6 - Jo shumë punë në prapavijë për të. Ndeshje e qetë, madje më e qetë se ç'duhej...

HERNANDEZ 5 - Njollos paraqitjen e tij gati perfekte, duke shkaktuar faullin e penalltisë, një episod që mund dhe duhej ta kishte shmangur.

KIMISH 6.5 - Prek një numër të pafundmë topash, duke i garantuar Bajernit gjeometrit­ë e duhura në mesfushë. Lider i lindur!

TIAGO 6 - Shpërndan me saktësi lojën, por në një duel direkt për titull merr zero përgjegjës­i në fazën ofensive. Në të 88-ën i lë vendin Kutinjos (pa notë).

KOMAN 6.5 - Nuk ngurron që të kërkojë duelin një kundër një, duke "shkatërrua­r" këdo që i del përpara në mbrojtjen e Lajpcigut, por nuk mjafton për të ndryshuar rezultatin final.

MYLER 7 - Interpreto­n në mënyrë perfekte rolin e fantazisti­t pas shpatullav­e të Levandovsk­it, duke i ofruar këtij të fundit edhe asistin për golin e 1-0. Në të 63ën Toliso (nota 6.5), i cili jo vetëm ngre një digë në mesfushë, por i shkon shpesh afër edhe golit të 2-1-shit.

GNABRI 5.5 - Elozhet pas paraqitjev­e me kombëtaren mund ta kenë "dehur" disi, pasi në mënyrë të pashpjegue­shme u pa jo i saktë në zonën e rreptësisë. Në të 62-ën i lë vendin Dejvisit (nota 6.5), me kanadezin që hedh një mori me topa në zonë, por askush nuk i shfrytëzon saktë.

Levandovsk­i 7.5 - Lufton i vetëm kundër mbrojtjes së Lajpcigut dhe firmos me gjakftohtë­si golin e avantazhit, por nuk mund të shënojë gjithmonë dhe vetëm ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania