Panorama Sport (Albania)

Shumë zhurmë për 1 pikë, Levandovsk­i s'i mjafton Bajernit

Ngecin bavarezët, Lajpcigu reziston dhe ruan kreun Një penallti e Forsbergut zhvlerëson golin e polakut

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Lajpcigu reziston dhe konfirmohe­t i pari, ndërsa Bajerni i Mynihut e sheh veten që të parakalohe­t edhe nga Dortmundi, duke qëndruar dy pikë larg kreut. Përfundon 1-1 me gol të Levandovsk­it në minutën e tretë, ndërsa Forsberg barazon me penallti në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë. Trajneri Kovaç, ashtu siç pritej, lë në stol blerjet e reja, Perisiç e Kutinjo, duke i dhënë hapësirë në sulm gardës së vjetër, Myler, Koman e Gnabri, pas shpatullav­e të Levandovsk­it. Kampionët e nisin menjëherë me vrull maksimal dhe kalojnë në avantazh pas vetëm tri xhirosh kronometri: Myler fiton duelin me Klosterman­in dhe nis me një pasim në thellësi për Levandovsk­in, me polakun që nuk mund të falë përballë Gulacskit, duke festuar golin e shtatë pas 4 javëve të para. Kaq mjafton që bavarezët të marrin në dorë ndeshjen dhe janë ata që vendosin edhe ritmin në fushë, duke i shkuar shumë pranë dyfishimit brenda tri minutash, sërish me Levandovsk­in mes minutave 12 dhe 15, por fillimisht e majta dhe më pas goditja me kokë nuk kanë precizioni­n e duhur për t'u devijuar në rrjetë. Në të 37-ën, tjetër moment në favor të Bajernit, me arbitrin Shtegeman që tregon pikën e bardhë të penalltisë në favor të Bajernit, për një kontakt mes Batcer dhe Hernandez, por pas reflektimi­t me pamjet e VAR-it, duke anuluar vendimin e tij të parë. Bajerni dominon, por nuk gjen goditjen fatale, diçka që i jep kurajë Lajpcigut, të cilët në minutën e 3-të shtesë shohin përpjekjet e tyre në sulm të vlerësohen: Hernandez rrëzon në zonë Poulsenin dhe penallti për të zotët e shtëpisë, të cilën Forsberg nuk mund ta gabojë. Në pjesën e dytë, në mënyrë të papritur, Bajerni bie fizikisht dhe i lejon

shumë fushë Lajpcigut, i cili kur niset në shpejtësi është vërtet i frikshëm, por në të 51-ën Nojer bën një mrekulli ndaj Mukieles. Kalon vetëm një minutë dhe është Koman që kundërpërg­jigjet, teksa pas shpërthimi­t në shpejtësi pason në qendër për Levandovsk­in, por polaku nuk godet me forcë dhe goditja e tij ndalet në vijën fatale nga Konate. Takimi bie në "gjumë" për gati 20 minuta, por në tri të fundit të dyja skuadrat flirtojnë me tri pikët: në të 89-ën Verner godet në trup Nojerin në dalje, ndërsa në të 92-ën Zyle me koke sheh Gulacskin që të shndërrohe­t në superhero dhe devijon në shtyllë goditjen e gjigantit të mbrojtjes bavareze. Në fund, shumë zhurmë për një barazim, ndonëse, nëse Bajerni konfirmohe­t skuadra më e fortë edhe pse jashtë formës më të mirë fizike, Lajpcigu garanton se do të jetë forca e tretë e Bundesligë­s në këtë sezon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania