Panorama Sport (Albania)

Firmosi me Partizanin, 24-vjeçarja nga Ruanda: Gati për këtë aventurë

Mukandajis­enga, e para ruandeze që luan jashtë kufijve

-

Partizani në volejboll për femra ka qenë skuadra më aktive në merkaton e transferim­eve. Kampionet e Shqipërisë kanë ndërtuar një ekip solid, ku përveç objektivit për të fituar të gjithë trofetë kombëtarë, do të kërkojnë një paraqitje sa më pozitive edhe në Ligën e Kampionëve, aty ku shorti e ka vënë përballë ekipit nga Bosnje-Hercegovin­a, Zok Bimal Jedinstvo Brçko, me ndeshjet që do të zhvillohen më 9 tetor në Tiranë. Kushi, Picaku dhe Gjermeni janë përforcime­t nga kampionati shqiptar, ndërsa nga merkatoja ndërkombët­are janë afruar sllovakja Hudekova, turkja Basha, amerikania Mans dhe ruandezja Benita Mukandajis­enga. Kjo e fundit është futur në histori në Ruandë, duke u bërë lojtarja e parë nga ky shtet që transferoh­et jashtë kufijve. Në Ruandë e kanë pritur me shumë bujë kalimin e 24-vjeçares në radhët e Partizanit. Ndërkohë, Mukandajis­enga duket shumë e lumtur për aventurën e saj në Shqipëri. Në një prononcim për gazetën "The New Times" në Ruandë deklaron: "Tani jam gati për këtë sfidë të re, ky është një kapitull i ri në karrierën time. Dua të mësoj sa të mundem dhe të kontribuoj në suksesin e klubit tim të ri", tha 24-vjeçarja, e cila aktivizohe­t në pozicionin numër katër dhe është e gjatë 1.84 metra. Ajo është lojtare e ekipit kombëtar të Ruandës, ndërkohë që në sezonin 20182019 u zgjodh MVP (lojtarja më e mirë e kampionati­t). Mukandajis­enga ishte vendimtare në shpalljen kampion të Universite­tit të Turizmit, Teknologji­së dhe Studimeve të Biznesit, skuadër së cilës i mungonte titulli që prej vitit 2013. Kontrata e saj me Partizanin është njëvjeçare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania