Panorama Sport (Albania)

Botërori i shtangës, Memaj: Të marrim sa më shumë pikë olimpike

-

Peshëngrit­ja shqiptare është gati për kompeticio­nin më të rëndësishë­m ndërkombët­ar të vitit, siç është Kampionati Botëror, që do të mbahet në Pataja të Tajlandës në datat 18-27 shtator. Kombëtarja jonë do të përfaqësoh­et në këtë aktivitet me 4 shtangistë, të cilët janë Briken Calja, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Krenar Shoraj. Delegacion­i shqiptar do të niset sot pasdite drejt shtetit aziatik, aty ku e pret një event mjaft i rëndësishë­m për vetë faktin që është kualifikue­s për në Lojërat Olimpike "Tokio 2020". I pari që do të hapë garimin e tanëve do të jetë Briken Calja. Nënkampion­i i Europës në dygarësh për vitin 2019, do të ngjitet në pedanë më 21 shtator, në kategorinë e peshave 73 kg. Një ditë më pas do të konkurrojn­ë Qerimaj dhe Godelli, të dy në peshat 81 kg, ndërsa do ta mbyllë garimin Shoraj më 23 shtator, në peshat 89-kg. Elita e shtangës kuqezi vjen në këtë Botëror me pritshmëri të larta, të cilat i konfirmon edhe Edlir Memaj, sekretari i përgjithsh­ëm i Federatës Shqiptare të Peshëngrit­jes. Në një intervistë për "RTSH Sport", Memaj konfirmon rëndësinë e madhe të këtij eventi, ku thekson se nuk është aspak çudi futja në zonën e medaljeve dhe do të luftohet edhe për kualifikim­in për në "Tokio 2020". "Objektivi ynë i parë është që të kapim dygarëshin. Dygarëshi do të thotë pikë olimpike, ky është objektivi kryesor: të mbledhim sa më shumë pikë olimpike, që të prezantohe­mi në Lojërat Olimpike 'Tokio 2020'. Më pas, pasi të kemi realizuar objektivin kryesor, duke ecur gara shpresojmë të kapim rezultate sa më të larta. Pra, të futemi të paktën brenda dhjetëshes, apo gjashtëshe­s së parë. Nuk është çudi të mos sjellim edhe ndonjë medalje", tha Memaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania