Panorama Sport (Albania)

Shkëlqen Vinjales, “pole” në San Marino

Markez dhe Rosi e katranosin, i prishin punë njëri-tjetrit

- ARTIN LLESHAJ

Maverik Vinjales do të startojë nga pozicioni i parë në Çmimin e Madh të San Marinos, etapa e 13-të sezonale në Moto GP. Piloti i Yamahas regjistroi dje "pole position" për herë të dytë këtë vit, duke e ndalur kronometri­n në kohën 1'32"265. Vija e parë e nisjes do të plotësohet nga Pol Espargaro i skuadrës KTM dhe Fabio Kurtararo i Yamaha Petronas. Ndërsa e katranosin në fund Mark Markez dhe Valentino Rosi, të cilët penguan njëritjetr­in duke mos mundur t'i përmirësoj­në kohët e tyre. Spanjolli i Hondës do të niset i pesti, ndërsa piloti italian nga vendi i shtatë, ku mes tyre do të startojë Andrea Doviciozo i Dukatit. Kështu, gara e Misanos nuk do të ketë asnjë pilot italian nga vija e parë. Në xhiron e fundit ishte Vinjales ai që u tregua më i zoti, duke lënë pas me tre të dhjetat Espargaron. Por piloti i skuderisë KTM ishte surpriza e këtyre kualifikue­seve, duke dhuruar një paraqitje fantastike, që kurorëzon progresin e bërë nga skuadra austriake gjatë javëve të fundit. Ndërkohë, dominuesi i provave të lira, Fabio Kuartararo, duhet të kënaqet me vendin e tretë, pasi e humbi mundësinë për të dueluar deri në xhiron finale pas një daljeje nga limitet e pistës. Episodi që tërhoqi më shumë vëmendje në provat e djeshme ishte "përplasja" Markez-Rosi. Spanjolli, i cili ishte nën vazhdën e italianit, po xhironte kohë për

"pole", ndërkohë që bën një futje jo në mënyrën e duhur në një kthesë gjatë parakalimi­t ndaj Rosit. Nga ky moment, të dy pilotët kanë një sërë mosmarrëve­shjes në pistë dhe i prishin kohët e tyre. Të dy u thërritën nga komisarët për ta sqaruar këtë episod, ndërkohë që rezultati

përfundimt­ar e shikon kampionin në fuqi në vendin e pestë, ndërsa "doktori" zhgënjen në garën e shtëpisë dhe përfundon i shtati, me një kohë prej 8 të dhjetash më të ngadaltë se shoku i skuadrës, i cili regjistroi "pole position". Një ditë për t'u harruar ishte edhe

Danilo Petruçi. Italiani i Dukatit nuk mundi të kualifikoh­et, pasi nuk e kaloi kohën e sesionit e parë dhe është i detyruar të niset nga vendi i 17-të. Kujtojmë që gara për Çmimin e Madh të San Marinos në Moto GP do të startojë sot në orën 14:00 dhe do të transmetoh­et në RTSH.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania