Panorama Sport (Albania)

Vllaznia merr pikë me 10 lojtarë, Teuta pa shënjestër

Durrsakët nuk shkojnë më larg se barazimi, shkodranët rezistojnë edhe me 10 lojtarë Ekipi i Shkëmbit bën shumë pak për të pretenduar fitoren dhe humb kreun e renditjes

- ZAMIR QYPI

Nuk ka fitues në “Niko Dovana”, Teuta dhe Vllaznia e mbyllin 0 me 0. Një pikë që u vlen më shumë shkodranëv­e, pasi durrsakët me këtë ndalesë humbën edhe kreun. Ndonëse skuadra e drejtuar prej Bledi Shkëmbit e nisi me vrull lojën, nuk patën saktësinë e duhur në ato raste që krijuan. Kuqeblutë morën çka deshën në Durrës, u mbrojtën me forca të shumta dhe u munduan që me anë të ndonjë kundërsulm­i sporadik të vinin në vështirësi vendësit. Dhe, në fakt, kjo gjë ndodhi vetëm në 65 minuta. U desh që të mbeteshin në inferiorit­et numerik, që ekipi i Mirsad Jonuz të kërcënonte për të parën dhe të vetmen herë portën e Frashërit.

PJESA E PARË

Teuta shfaqet kërkuese që në start, aq sa u krijua impresioni që ky takim do të fliste për ta. Pa kaluar 7 minuta, i vjen mundësia më e mirë për të zhbllokuar shifrat. Kalaja kroson nga goditja e këndit dhe topi shkon te këmbët e Arapit, por mbrojtësi gjendet i papërgatit­ur dhe nuk arrin as të gjuajë, ndonëse porta ishte e boshatisur. Vllaznia kishte “mision” të qartë: të mbrohej. Vendësit qarkulloni­n dendur topin dhe tentonin që të futeshin në zonën mike, por pa bërë çudira. Në të 27-ën Kalaja harkon nga e majta, por Nikaç dështon me kokë. E megjithatë topi shkon te Vecaj që provon me një kthesë, por Sherri nuk e ka të vështirë që të kontrolloj­ë dhe i thotë “jo” golit. Loja përqendroh­et në mesfushë, aq sa duhet të vinte e 41-ta që të shënohej një rast. E majta e Kuros gjen Nikaçin, por gjuajtja me kokë e malazezit pritet nga Sherri, i cili ruan rrjetën e paprekur. Kur u duk se historia e kësaj sfide ndryshoi, festa e durrsakëve mbeti në tentativë. Arapi shënoi në të 43-të, por anësori sinjalizon me të drejtë pozicion jashtë loje dhe për rrjedhojë pjesa e parë i dërgon ekipet në dhomat e zhveshjes me shifra të pandryshua­ra.

PJESA E DYTË Fraksioni i dytë nis si mos më keq për Vllazninë. Behar Ramadani mori të dytin e verdhë në minutën e 53-të dhe rrjedhimis­ht i la të tijtë me një lojtar më pak në fushë. Teuta mundohet të përfitojë dhe për këtë motiv Shkëmbi nisi që të bënte zëvendësim­e, duke tentuar medoemos golin e fitores. Por pa sukses. Edhe pse me 10 vetë, shkodranët “zgjohen” dhe për pak sa nuk bëjnë befasinë. Në të 65-ën e majta e braziliani­t Hygor është e rrezikshme,

por Frashëri bëri detyrën në të vetmin rast që u vendos në provë. Durrsakët nuk pranojnë dot që të lënë dy pikë në shtëpi dhe sidomos pasi mësuan që Tirana bashkëkrye­suese po fitonte, ndaj hidhen të gjithë në sulm. Në të 83-ën Kuro i jep një top

perfekt Nikaçit, por gjuajtja e malazezit me kokë lë për të dëshiruar, edhe pse në pozicion ideal goli. E njëjta situatë përsëritet në të 88-ën pas krosit të Todorovski­t në zonë, por këtë herë ishte Khalid i futur nga stoli, që nuk gjeti dot kuadratin. Në të parën shtesë, nga

5 të akorduara, ka një përpjekje të dëshpëruar të Gurishtës me goditje dënimi, por shënjestra është e gjitha e gabuar. Minutat e mbetura nuk sjellin më asgjë, aq sa u krijuara përshtypja se ekipet ishin të kënaqura që po ndanin një pikë.

 ?? Foto: M. Thepina ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Foto: M. Thepina Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania