Panorama Sport (Albania)

Sadiku gjen golin, shkëlqen edhe Broja

Shënon të parin për Malagën me kokë, sulmuesi: Po punoj fort për formën ideale “Trajneri më ka ndihmuar shumë, i zhgënjyer që nuk dolëm me 3 pikë nga fusha”

- OLSI TUJANI

Armando Sadiku ka bërë nisjen ideale të aventurës së tij në skuadrën e re në Spanjë. I transferua­r te Malaga në formën e huazimit për një sezon, bomberi i Kombëtares ka gjetur rrugën e rrjetës në vetëm ndeshjen e tij të dytë. Dje, Sadiku ishte i pari që zhbllokoi ndeshjen me një gol me kokë pas 53 minutash, që në fund përfundoi 1-1, teksa Mirandes ia doli të gjente golin e baraspeshë­s.

GOLI

Armando Sadiku është një nga sulmuesit e munguar në të shkuarën për Malagën, për të cilin lind detyra e udhëheqjes së skuadrës drejt sukseseve me golat e tij. Bomberi kuqezi e nisi që në ndeshjen e dytë diçka të tillë. Në minutën e 53-të të ndeshjes, pas një topi të krosuar nga goditja e këndit, shqiptari në qendër të zonës merr një harkim që e shfrytëzon me kokë për të zhbllokuar shifrat. Bomberi ka një tjetër shans në minutën e 70-të, por këtë herë me të majtën

nuk tregohet i saktë. Malaga shpërdoron shumë. Keidi Bare bën ndeshjen e tij, teksa që në start deri në minutën e 70-të kur u zëvendësua, pasi ka bërë të martën një ndeshje fantastike me Kombëtaren kundër Islandës. Shqiptari ka treguar edhe dje

garanci e besim në mesfushë, duke u bërë padron i saj dhe duke asistuar në të paktën dy raste lojtarët e Malagës. SHQIPTARËT

Bare dhe Sadiku u prezantuan nga Malaga gjatë udhëtimit për transfertë­n ndaj Mirandes, si lidhja shqiptare.

Dje ishte ndeshja e parë e dy kuqezinjve që kanë luajtur së bashku te Malaga dhe Sadiku arriti që të gjente golin. Bare ka bërë edhe një punë mjaft voluminoze në mesfushë, sidomos në pjesën e parë si me ndërprerje­n e aksioneve të kundërshta­rëve, por edhe për ndërtimin dhe furnizimin me asiste të futbollist­ëve të Malagës. Pas pesë javëve, Malaga e gjen veten në vend të 14-të me pesë pikë. Në ndeshjen debutuese, pavarësish­t humbjes ndaj Almerias 0-1, Sadiku u shpall një ndër më të mirët. Edhe dje, ai së bashku me Baren ishin dy lojtarët më aktivë.

DEKLARATA

Shqiptari ka deklaruar se nuk është i kënaqur, përderisa skuadra nuk ka fituar. “Do të isha më i lumtur nëse shënoja golin e dytë, pasi do të kishim fituar. Barazimi 1-1 nuk na gëzon, por shohim përpara për ndeshjen e radhës. Trajneri më ka ndihmuar shumë dhe më ka pritur mirë. Po e gjej veten siç duhet në këtë ekip. Kam dëshirë që të shënoj sa më shumë për të ndihmuar ekipin. Në çdo stërvitje jap maksimumin tim që të gjej formën optimale dhe të jem në shërbim të skuadrës. Goli i parë shkon për ata që më kanë mbështetur më shumë, familja dhe e fejuara ime”, ka deklaruar Armando Sadiku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania