Panorama Sport (Albania)

Spektakël i Tiranës, Halili bën ligjin kundër Skënderbeu­t

Akuzat për trukime, i biri i Takajt: Si na shantazhoi i dënuari për manipulime

- OLSI AVDIAJ

Tirana dërrmon dhe Skënderbeu­n dhe sheh kundërshta­rët nga kreu i Kategorisë Superiore. Bardheblut­ë fituan 3-1 me korçarët dhe është një nga ekipet për t'u mundur. Në fitoren e djeshme ndaj ekipit të Ilir Dajës, Tirana edhe pse nuk u tregua brilante, cinike apo vrastare, u ndihmua shumë nga tifozët dhe pati një armë të madhe, atë që sezonin e shkuar bardheblut­ë nuk e kishin: forcën psikologji­ke. Edhe pse u barazuan, bardheblut­ë nuk u dorëzuan dhe me forcën e shpirtit ia dolën të përmbysnin rezultatin. Një veçori e kësaj skuadre, pasi sezonin e shkuar Tirana shënonte gol, por ishte shumë e brishtë dhe nëse kundërshta­rët e barazonin, madje arrinin dhe i përmbysnin rezultatin, siç ka ndodhur vjet disa herë. Ama, tani Tirana është më pak brilante, por me dëshirën për të fituar në fushën e lojës. Sa për Skënderbeu­n, ka pak fjalë. Skuadra është prapa në përgatitje, por dje tentoi goditjen në fushën e Tiranës.

NDESHJA - Mema nuk ndryshoi asgjë nga parashikim­et, ndërsa Ilir Daja aktivizon Turtullin, Asion Dajën dhe Gripshin. Rastin e parë e ka Ngo që pason te Hasani në qendër, i cili godet menjëherë, por pret i qetë Koliçi. Në minutën e 14-të, Pollozhani i dorëzon topin Ngosë para portierit, godet, por gjuajtja është për t'u harruar. Korçarët janë të pafuqishëm, por në minutën e 21-të, goditje dënimi për Skënderbeu­n pas një ndërhyrjej­e të Osmanit. Ekzekuton Bregu, topi grushtohet nga Bakaj që largon rrezikun. Tirana e kupton që nuk ka forcë. Mema i kërkon Kobinës të shtyjë nga e djathta. Minuta e 39të, kombinim Kale-Kobina me këtë të fundit që futet në zonë, godet diagonal, por topi ndalet në fundore. Afrikani i Tiranës bëhet protagonis­t një minutë para mbylljes së kohës së rregullt në pjesën e parë. Kundërsulm i shpejtë i Tiranës, Kobina hyn në zonë, godet, por pret Koliçi. Kur të gjithë prisnin të pushonin, Tirana kalon në avantazh. Kobina çon një top në shtyllën e majtë të Koliçit, topi grushtohet nga portieri, shkon te Ngoja që nuk gabon dhe sfera përfundon në rrjetë. 1-0 për Tiranën. Festë e madhe për bardheblut­ë, që e mbyllin pjesën e parë në avantazh. PJESA E DYTË - Nis me shkëndija për golin e dytë të Ti

ranës 45- minutëshi i dytë. Në minutën e 49-të, Doka godet nga 20 metra, grushton Koliçi në fundore, duke shpëtuar Skënderbeu­n. Ka pretendime për një penallti të shkaktuar nga Hoxhallari në dëm të Mujës, por nuk mendon kështu Koçi. Në minutën e 62-të,

Imami për pak sa nuk shënon autogol, teksa largon një top, por është Bakaj që shpëton rezultatin. Duket se goli i korçarëve është ajër dhe në minutën e 67-të, Pollozhani arrin të shënojë gol pas një krosi të Mujës. Mbrojtësi i harruar në zonë nga Doka e ka punë fëmijësh

ta çojë topin në rrjetë. 1-1 dhe Tirana bëhet me zemër. Korçarët të shtyrë nga Turtulli, Daja, Bregu, Gripshi, Krasniqi, më të spikaturit në radhët e korçarëve mundohen të mbrojnë rezultatin. Mema vendos të fusë Halilin dhe sulmuesi bëhet shpëtimtar­i i situatës, sepse në

topin e parë serioz arrin të shënojë me kokë në minutën e 85-të, pas krosimit të Hoxhallari­t. Sulmuesi heq bluzën dhe ua tregon tifozëve në shenjë se ai është Grenti dhe jo djali i presidenti­t. 2-1 për Tiranën dhe stadiumi merr flakë. Skënderbeu dorëzohet përfundimi­sht,

sepse në minutën e 90të, pas një krosimi nga këndi, mbrojtësi pogradecar Hoxhallari përfiton nga një rrëmujë dhe devijon topin në rrjetë. 3-1 dhe ndeshja nuk ka më histori. Fiton Tirana. Mban kreun dhe tani është një nga skuadrat për t'u mundur këtë sezon.

 ??  ??
 ?? Foto: F. Hazisllari ?? Lojtarët bardheblu duke festuar pas golit të tretë
Foto: F. Hazisllari Lojtarët bardheblu duke festuar pas golit të tretë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania