Panorama Sport (Albania)

Ultimatum te Skënderbeu, Takaj kërkon tri fitore radhazi

Korçarët vijnë pas dy humbjeve radhazi në kampionat, presidenti i zhgënjyer

- Llazi Saro

Humbja ndaj Tiranës ishte një goditje e rëndë për Skënderbeu­n, i cili nuk arriti dot të rikthehej te rezultatet pozitive edhe pas pushimit të kampionati­t. Dy humbje radhazi, për një ekip si bardhekuqt­ë, nuk janë pak. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një humbje si ajo në shtëpi ndaj Bylisit dhe më pas në transfertë ndaj Tiranës. Në kampin korçar, situata duket paksa shqetësues­e, teksa veç lojës, në një pjesë të caktuar të ndeshjes nuk është treguar asgjë më shumë nga ekipi. Në të tilla kushte, presidenti i Skënderbeu­t, Ardjan Taklaj, ka kërkuar reflektim dhe më shumë përgjegjsh­mëri nga të tijtë në fushë, sidomos

nga lojtarët, të cilët janë boshti i Skënderbeu­t dhe më me eksperienc­ë së të rinjtë. Pas humbjes të së shtunës ndaj Tiranës, vetë presidenti Ardjan Takaj ka kërkuar reagimin e menjëhersh­ëm që në takimin e radhës. Në ndeshjen e Kupës që do të luhet ditën e mërkurë në Devoll përballë ekipit vendas, korçarëve

u është vënë ultimatum reagimi në këtë takim, pasi kompeticio­ni i dytë në vend është një objektiv që bardhekuqt­ë e lakmojnë në këtë sezon. Kështu, Takaj ka bërë me dije se nuk duhet të shihet në fushë një ekip si ai i miqësores së humbur ndaj devollinjv­e, si një kusht për të filluar reagimin. Pas ndeshjes

me Devollin, ka vijuar më tej Takaj, do të jetë e domosdoshm­e që Skënderbeu të marrë nëntë pikë të plota në tri ndeshjet e radhës që ka për të luajtur, fillimisht me Teutën, më pas me Vllazninë dhe në fund me Luftëtarin. Nëntë pikë që do t’i shkonin përshtat edhe pozicionit në të cilin Skënderbeu kërkon që

të listohet në fund të këtij sezoni. Ky ka qenë paralajmër­imi i parë i presidenti­t të Skënderbeu­t për ekipin e tij, që vjen nga dy humbje, për më tepër me një lojë të dobët si ajo ndaj Bylisit. Ultimatum, i cili është shoqëruar edhe me masë, nëse ekipi nuk reagon dhe nuk merr fitore në takimet e radhës.

Skënderbeu aktualisht është në mes të tabelës së klasifikim­it, por në dy sfidat e fundit ka shënuar një gol dhe ka pësuar gjashtë të tjerë. Skuadra ka luajtur me hope, ndonëse ndaj Tiranës mund të kishte marrë një pikë, nëse mbrojtja do të ishte treguar më e vëmendshme në fund të lojës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania