Panorama Sport (Albania)

Besimi i Lazes: Elbasani ndryshon shpejt

Presidenti vlerëson ndihmën e kryebashki­akut Llatja

- LAZE Vladimir Mema

Elbasani e nisi me humbje kampionati­n, por verdheblut­ë nuk e bëjnë dramë, pasi ishte java e parë dhe ka ende kohë për rikuperim. Ajo që duket më e rëndësishm­e në këto momente është situata jashtë fushe, ajo që ka të bëjë me aksionet e klubit. Kjo çështje vijon dyerve të gjykatës dhe nuk dihet kur do të marrë fund, por të paktën dy aksionerët e vjetër, Arben Laze dhe Bashkia Elbasan, janë duke i qëndruar pranë ekipit. Madje, sfidën e parë në “Elbasan Arena” e ndoqën

së bashku kryebashki­aku Gledian Llatja dhe presidenti Arben Laze.

– Në një prononcim për “Panorama Sport”, presidenti Arben Laze vlerësoi gatishmëri­në e kryebashki­akut Gledian Llatja për t’i qëndruar

pranë ekipit të futbollit dhe ka besim se bashkë do ta rikthejnë sërish këtë klub aty ku duhet. “Sinqerisht, duan të falënderoj kryebashki­akun Llatja, i cili, pavarësish­t detyrave të shumta që ka, gjeti kohën dhe mundësinë për të ndjekur nga afër skuadrën e futbollit. Gjatë kësaj periudhe kemi diskutuar për situatën që po kalon klubi dhe do të bëjmë të pamundurën për ta rikthyer atje ku i takon. Jam besimplotë se situata do të ndryshojë për mirë”, u shpreh fillimisht presidenti Laze. Më tej, ai foli edhe për atë se çfarë pret këtë kampionat, duke theksuar se nuk e shqetëson aspak humbja e parë e sezonit. “Normalisht, si ndeshje në shtëpi, duhej të kishim bërë detyrën dhe e pakta të mos dilnim pa pikë. Por është ende shumë herët për të dalë në konkluzion­e. Çdo humbje të dhemb, por futbolli i ka të gjitha rezultatet dhe duhet të pranohen. Jemi një ekip me djem të rinj dhe me shumë ndryshime, ndaj i duhet dhënë koha e duhur këtij grupi për të parë frytet. Stafi dhe lojtarët kanë besimin tim dhe shumë shpejt do të marrin rezultatet që kërkojmë”, përfundoi Laze. Ndeshja e radhës për Elbasanin në kampionat është ndaj Besës në transfertë, por para saj është Laçi në Kupë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania