Panorama Sport (Albania)

Shantazh dhe grupime kriminale, arrestohen 12 kapo-ultras të Juventusit

"Baneri i fundit", operacion blic nga policia italiane

-

Operacioni blic i policisë italiane është mbyllur me 12 arrestime të kapo-ultrasve të tifozërisë së Juventusit. Pas një hetimi prej më shumë se një viti nga Prokuroria e Torinos, janë ndaluar në operacioni­n "Baneri i fundit" disa prej shefave të tifozërisë bardhezi. Bëhet fjalë për liderët e grupimeve "Drughi", "Traditë-Vlera antike", "Viking", "Nucleo 1985" dhe tifozët e rrugës "Filadelfia". Mes të arrestuarv­e është edhe lideri historik i tifozërsë bardhezi, kapo absolut i "Drughi"-t, Dino Moçiola. Një personazh i njohur për botën e krimit, pasi gjatë viteve '90 kishte përfunduar në burg për vrasjen e një polici gjatë një grabitjeje. Madje, Moçiola konsideroh­et si një nga përgjegjës­it kryesorë për infiltrimi­n e mafies Ndragheta në stadium.

PROKURORIA FALËNDERON JUVENTUSIN

Prokuroria, e cila ka më shumë se një vit që koordinon hetimet, bën të ditur se për të arrestuari­t rëndojnë disa akuza: pjesëmarrj­e në krim të organizuar, shantazh, vetëpastri­m parash apo dhunë private. Ndërkohë, policia ka bërë kontrolle edhe në shumë banesa të qyteteve të ndryshme të Italisë, ku janë të përfshirë në hetime edhe 37 ultras të tjerë. Kujtojmë se ishte vetë klubi i Juventusit që nëpërmjet një denoncimi të bërë më shumë se një vit më par bëri që të fillonin hetimet për këtë çështje. Dy vite më

parë, pasi klubi bardhezi u ndërpreu disa avantazhe grupeve ultras, këta të fundit nisën të bënin shantazh, me qëllim përfitimin e qindra biletave për ndeshjet që Juventusi luante në shtëpi. Në të kundërt ata kërcënonin se do t'i shkaktonin problem klubit,

duke bërë kore apo banderola që sillnin gjoba të majme për arkat e Juventusit. Prokuroria shprehet se klubi i Juventusit është palë e dëmtuar në këtë çështje dhe e falënderon atë për denoncimin e bërë si dhe për bashkëpuni­m hap pas hapi me organet hetuese, që sollën edhe ndalimin e këtyre grupeve kriminale. Kujtojmë se çështjet e kriminalit­etit në radhët e ultrasve në Itali janë të përhapura në shumë stadiume, ndërkohë që Juventusi bëhet shoqëria e parë që bën një veprim konkret për ndalimin e këtij fenomeni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania