Panorama Sport (Albania)

Çani: Luajmë ndaj kampionëve të Shqipërisë, historike për Vorën

Trajneri kërkon të surprizojë ish-skuadrën e tij

- Abdulla Dushku

Skuadra e Vorës do të presë sot në orën 16:00, në kompleksin "Internacio­nal" në Pezë, kampionët e Shqipërisë, Partizanin. Kjo përballje është e vlefshme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë. Vora vjen në këtë raund pasi ka eliminuar Luzin në turin paraelimin­ator, kualifikim i cili erdhi nga gjuajtja e serive të penalltive. Drejtuesit e klubit dhe trajneri janë të vetëdijshë­m për forcën e ekipit të tyre dhe pranojnë se nuk mund të pretendojn­ë më gjatë. Gjithsesi, ata kërkojnë nga skuadra e tyre të bëjë më të mundshmen dhe të mos dorëzohet lehtë. Klubi kërkon që edhe tifozëria ta mbështesë Vorën në këtë ndeshje prestigji. TRAJNERI ÇANI - Takimi i sotëm to të jetë i veçantë për trajnerin e Vorës, Gerald Çani, pasi para disa sezonesh ai ka kontribuar si lojtar i Partizanit, pikërisht në ditët e vështira të klubit të kuq. Përveç nostalgjis­ë, si dhe rastit për të hyrë në histori, kjo ndeshje Kupe për trajnerin e Vorës shikohet si një test para fillimit të kampionati­t të Kategorisë së Dytë. "Është historike për një qytet kaq të vogël si Vora për t'u ndeshur me kampionët e Shqipërisë. Do të përballemi me një skuadër legjendare, por kurrsesi nuk duhet të na pushtojë frika dhe emocioni. Në këtë takim ekipi duhet të tregojë vlerat e vërteta. Nuk ka test më të mirë për të parë gjendjen reale të skuadrës para nisjes së sezonit. Besoj se lojtarët do të jenë të përkushtua­r, pasi vetë emri i kundërshta­rit të bën që secili nga futbollist­ët të luajë me shpirt për të treguar aftësitë. Për sa i përket ecurisë në Kupë, nuk është se Vora ka ndonjë pretendim për të shkuar më gjatë, gjithsesi ne duhet ta argëtojmë publikun që do të na ndjekë me lojën dhe shpirtin e garës. Prandaj, dua t'i bëj thirrje gjithë tifozërisë sonë që ta mbështesë ekipin. Shpresoj që të jenë sa më të shumtë në numër. Loja e ekipit tonë nuk do t'i zhgënjejë. Skuadra jonë pretendime­t i ka në kampionat, ku shpresojmë që të ngitemi direkt në Kategorinë e Parë", u shpreh për "Panorama Sport" ish-lojtari i Partizanit, aktualisht trajner i Vorës, që sot pret "demat" në një përballje Kupe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania