Panorama Sport (Albania)

“Alergji” nga goli, Vllaznia do revansh në Kupë

Kuqeblutë do të udhëtojnë sot drejt Burrelit

- ADMIR URUÇI

Vllaznia ka nisur dje përgatitje­t për këtë javë. Skuadra do të ketë dy përballje, një të mërkurën në Kupë përballë Burrelit në fushën e kësaj të fundit dhe një në fundjavë në Shkodër përballë ekipit të Luftëtarit. Tekniku maqedonas i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, ka pasur shumë pak kohë për ta përgatitur takimin e sotëm ndaj Burrelit. Megjithatë, nga sa mësohet, në përballjen me matjanët tekniku do të hedhë në fushën e lojës disa nga lojtarët që kanë pasur pak minuta në këtë sezon e, po ashtu, edhe ata të cilët nuk janë aktivizuar fare. Mësohet se ndryshimet do të nisin që nga porta e deri në vijën e sulmit. Në portë pritet që të luajë Laço, por mund të ketë hapësirë edhe për të riun Qarri. Në mbrojtje, pritet që të jenë nga e djathta Ruqi, në qendër Ristevski e Çojokaru e në të majtë Repaj. Në mesin e fushës pritet të jenë Lekaj, Ramadani, i cili nuk do të luajë në përballjen e së dielës ndaj Luftëtarit e Bardulla, i cili është aktivizuar për disa minuta në takimin e fundit me Teutën. Ndërsa për manovrën sulmuese pritet që në këtë takim të jetë treshja Emerson, i cili mund ta ketë si një provë gjenerale këtë aktivizim pas rikthimit nga ai dëmtim që ka në këmbë. Po ashtu edhe Uenderson do të kërkojë më shumë minuta që të jetë i gatshëm. Me shumë gjasa një tjetër forcë pritet që t’i shtohet këtij reparti, pikërisht sulmuesi shkodran Belad Pusi. Në këtë takim, tekniku mund t’u japë mundësi edhe lojtarëve të tjerë që do të udhëtojnë me skuadrën drejt Burrelit.

GOLI - Vllaznia në katër javët e para nuk ka pasur marrëdhëni­e të mira me golin. Një gol në katër takime dhe ai i shënuar falë një gjuajtjeje të kalibruar të braziliani­t Hygor, tregon më së miri se Vllaznia ka vuajtur në finalizim. Stafi teknik, lojtarët dhe specialist­ët shpresojmë që kuqeblutë të arrijnë shpejt te goli, çfarë mund të sillte edhe ndryshimin e situatës te kjo skuadër. Një gjë e tillë pritet të ndodhë që në përballjen e parë të Kupës, atë që kanë sot në Burrel. Aktivizimi i një tresheje sulmuesish është shpresëdhë­nës, mund që të bëjë të mundur edhe shënimin e golave. Vllaznia nga ana e saj ka krijuar raste, të

cilat nuk ka arritur që t’i konkretizo­jë. Që sot drejtuesit presin rregullimi­n e shënjestrë­s, në mënyrë që ndaj Luftëtarit sulmi të jetë në formën e duhur.

UDHËTIMI - Vllaznia nuk do të udhëtojë një ditë përpara, siç udhëton zakonisht

në përballjet në transfertë në drejtim të Burrelit. Drejtuesit e klubit mësohet se kanë zgjedhur që ekipi të udhëtojë pikërisht sot, ditën e ndeshjes, në drejtim të këtij qyteti. Nuk është vetëm afërsia gjeografik­e, por pamundësia për të gjetur kushte optimale

për akomodimin e ekipit ka bërë që skuadra të mos udhëtojë një ditë përpara si zakonisht, por të udhëtojë sot, ditën e ndeshjes. Ky udhëtim nuk pritet që të ketë ndonjë ndikim në performanc­ën që do të bëjë skuadra shkodrane në këtë përballje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania