Panorama Sport (Albania)

Kapllanaj: Kapllanaj: Si Si e e zbulova zbulova Olainkën Olainkën

“Nuk dinte të gjuante me kokë, i vendosëm një hekur dhe pastaj shënoi golin që na çoi në finalen e Kupës”

- JORGIS MEMO

Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, është njeriu që ka zbuluar sulmuesin nigerian, Peter Olainka, që kur ky i fundit ishte 16 vjeç. Në një rrëfim ekskluziv për “Panorama Sport”, kreu i klubit ballshiot tregon të pathëna nga rrugëtimi i lojtarit që dje i shënoi Interit.

Zoti Kapllanaj, cili ka qenë kontakti juaj i parë me Olainkën?

Mbaj mend mirë gjithçka që në ditën e parë që krijuam kontaktin. Unë kam jetuar në Gjermani përpara se të merrja drejtimin e klubit të Bylisit 15 vite më parë dhe aty u njoha me menaxherin Francis Ogete, me të cilin krijuam lidhjen për Olainkën. Kemi diskutuar për tre lojtarë nigerianë, të cilët m’i sugjeroi Ogete, pikërisht Olainka, një mbrojtës i djathtë, Santi, që ka qenë pjesë e kombëtarev­e të moshave në Nigeri, si dhe Kendi. Unë nuk e zotëroja mirë anglishten dhe çdo gjë e kam bërë në bashkëpuni­m me Alfred Boden, i cili ka qenë drejtor në klub atë periudhë. Të tre lojtarët erdhën në Ballsh kur nuk kishin mbushur 16 vjeç. Për t’i sjellë në Shqipëri kemi pasur probleme të mëdha për vizat, sepse ishin nën moshë për të udhëtuar jashtë vendit.

Si ia bëtë?

Si përfundim, vizat e tyre kemi shkuar dhe i kemi marrë në Bukuresht. U kemi dërguar pasaportat me postë në Rumani e më pas kemi shkuar për të marrë vizat. Mirëpo, problemet nuk mbaruan këtu, sepse pasi erdhën, nuk i federonim dot.

Pse nuk i federonit dot?

Sepse ishin nën moshë dhe duhej një vendim gjykate në Nigeri se kush do të ishte kujdestari për Olainkën dhe lojtarët e tjerë. Por, gjetëm një mënyrë përmes menaxherit Ogete, duke e regjistrua­r këtë si punonjës në një firmë private në Shqipëri, në mënyrë që automatiki­sht të bëhej kujdestar i lojtarëve nigerianë. Vetëm përmes menaxherit Ogete, Olainka dhe shokët mund të qëndronin në Shqipëri. Pasi bëmë të gjithë dokumentac­ionin gati, i dërguam shkresë FIFA-s dhe me ndihmën e FHSF-së, u mundësua që të tre të aktivizohe­shin.

Dhe çfarë ndodhi më pas?

Fillimisht i aktivizuam me ekipin U-17 të Bylisit, ku në atë kohë ishte në Kategorinë e Parë të kësaj grup-moshe dhe më pas u fut në Superligë pas aktivizimi­t të tre nigerianëv­e. Të tre stërvitesh­in çdo ditë me ekipin e parë dhe në fundjavë luanin me ekipin U-17.

Kush e nuhati i pari talentin e Olainkës?

Shikoni, jo për t’i bërë qejfin vetes, por Olainka më ka pëlqyer shumë që kur e kam parë për herë të parë në fushë dhe kam qenë njeriu që është kujdesur si prind për të. Kur u binda se çfarë talenti ishte, trajner kishim Naxhi Shensojin. Edhe ky i fundit kur e pa, menjëherë u habit dhe fliste me superlativ­a. Një lojtar i shkëlqyer ishte edhe Santi, por në ndryshim nga Olainka, ai abuzonte me jetën dhe mori një rrugë tjetër. Ndërsa Peter ishte një fëmijë shumë i mbarë.

Në ç’kuptim?

Kur të gjithë lojtarët dilnin në orët e vona për të frekuentua­r ndonjë lokal apo për të parë ndonjë ndeshje të Ligës së Kampioneve, Olainka qëndronte në shtëpi dhe mbante regjim. Ishte i përqendrua­r vetëm në stërvitje dhe regjimi që duhet të mbante. Gjatë muajve të verës kur çdo gjë ishte pushim, ata nuk iknin në Nigeri.

Si mund ta kalonin kohën në Ballsh?

Shikoni, mendova edhe për këtë. I dërgova në një kamp veror në Seman dhe aty kanë kaluar gjithë kohën e lirë, duke bërë plazh dhe qëndruar atje. Edhe stërvitesh­in në Seman, edhe shfrytëzon­in detin. Jam munduar shumë që jeta e tyre në pushime të ishte sa më e lehtë dhe jo të bëhej e mërzitshme.

Kush ishte trajneri që besoi dhe menjëherë u bind për ta aktivizuar në ekipin e parë?

Ka qenë trajner Agim Canaj. Në verën e vitit 2012 kemi bërë fazën përgatitor­e në Nausa të Greqisë, por kur shkuam atje, kishim sërish probleme me vizat e lojtarëve nigerianë që kishim, plot 7 të tillë bashkë me Olainkën. Nisëm fazën përgatitor­e pa këta lojtarë, por në një kohë të shkurtër bëra gjithçka dhe pasi morëm vizat dhe i çova vetë me makinë në Greqi. Olainka, sapo mbërriti në Greqi, për koençidenc­ë në atë ditë kishim miqësore me Verian dhe u aktivizua. Spikati që në atë ndeshje, edhe pse shumë i vogël. Bisedoja shpesh me Canajn, por duke qenë ende lojtar i paformuar, trajneri kishte dilema për ta aktivizuar. Unë insistoja shumë tek ai për ta futur në fushë, pasi shikoja shumë gjëra bënin diferencën dhe ai do të shpërthent­e, pavarësish­t moshës së vogël. Kisha shumë besim dhe të jem i sinqertë, mua më pëlqejnë lojtarët që vrapojnë shumë, bëjnë presing dhe janë agresivë. Këto karakteris­tika i kishte Olainka, por ka qenë shumë e çuditshme me të, sepse golin e kishte jashtëzako­nisht problem.

Nuk shënonte as në stërvitje...?

Mund të bënte gjithçka, por vetëm gol që nuk shënonte dot. Iu krijua si një ngërç psikologji­k dhe hante inat me veten, por u mundova ta qetësoja, duke e motivuar me mënyra të ndryshme.

Si për shembull?

Po ja, blija unë celular të ri, i merrja edhe atij. Më shikonte që kisha laptop, ia blija edhe atij. Pastaj më kërkoi “iPhone” dhe ia plotësoja dëshirën për çdo gjë. E trajtoja si fëmijën tim, për të mos i munguar asgjë. Kisha një besim të çmendur se do të bëhej dikushi.

Si vazhdoi historia?

Canaj u largua nga drejtimi i ekipit dhe erdhi Shensoji më pas. I dha menjëherë mundësinë e aktivizimi­t në ekipin e parë. Por, përveç problemeve me golin, Olainka nuk e njihte fare goditjen me kokë. Jemi detyruar me metoda nga më të ndryshmet në stërvitje, që të punonte çdo ditë vetëm me gjuajtje me kokë. I kemi vendosur një hekur, një top dhe një litar, që të mësonte instinktin e goditjeve me kokë. Dy herë në ditë bënte stërvitje vetëm për goditjet me kokë, sepse ishte totalisht në ajër në këtë pjesë. Shensoji ka punuar jashtëzako­nisht shumë me Olainkën dhe, çuditërish­t, golin e tij të parë me Bylisin, e ka bërë me kokë, pikërisht në gjysmëfina­len e Kupës ndaj Skënderbeu­t në 2013-ën. Edhe vetë nuk e besonte që shënoi me kokë pas krosimit të Gërxhos. Pasi kaluam në finalen e Kupës dhe ndodhi ajo që ndodhi, disa lojtarëve nuk u bënin më këmbët që të rikthehesh­in në Ballsh.

Pse nuk donin të ktheheshin?

Kemi pasur shumë probleme, jo vetëm me Olainkën dhe nigerianët e tjerë, por edhe me portierin Frashëri, mbrojtësin Teqja etj., duke shkuar në gjyq. Ata humbën besimin, u mërzitën që na mundi ashtu Laçi në finale dhe nuk mendonin se klubi do të ringrihej. Pas asaj ndeshjeje, më kërkoi që të largohej. Mirëpo, kartoni i tij ishte 60% në pronësinë time, 20% menaxheri Francis Ogeta dhe 20% Hasan Egilmez, një seleksionu­es në kombëtaren nigeriane për pak kohë. Nëpërmjet këtyre Olainka donte të ikte, por ishte nën kontratë dhe nuk mund ta lejonim. Ka shkuar në Qipron turke me idenë se kjo çështje do të mbyllej, por për më shumë se një vit luajti në ilegalitet. Kishte pretendime të kota, jo s’më lë babai, jo firma e falsifikua­r etj. Por, kontrata ishte super e rregullt dhe nuk kishte shanse të ikte pa miratimin tim.

Ju nuk pranuat...?

Po, sepse nuk kishim ofertë konkrete. Pasi kaloi një kohë e gjatë, u fut Kukësi në lojë për ta vjedhur. Ia bëra të qartë Safet Gjicit se e kemi nën kontratë dhe kërkojmë këtë shumë për ta lënë të lirë, ndryshe nuk e merr dot. Kukësi e çoi në gjyq, me pretendimi­n se firma e lojtarit është e falsifikua­r në kontratë, por kjo ishte thjesht një gënjeshtër. Kërkova ekspertizë ligjore dhe mbajta përgjegjës­inë. Kukësi u tërhoq dhe gjyqin e fituam ne. Lojtari nuk kishte krijuar asnjëherë probleme, por të gjitha i bënte menaxheri i vetë dhe ai ra pre e premtimeve të tij. Ishte një tip i çuditshëm, që sapo i prekej interesi, më krijonte probleme. Më thoshte që kur lojtarët t’u jepja rrogave, 10% që i takonin atij, ia kaloja unë. Nuk e bëja këtë, sepse ishte marrëveshj­e personale e lojtarit me menaxherin. Ishte shumë kapriçoz dhe na hapte probleme për gjëra më qesharaket.

Më pas kaloi te Skënderbeu...?

Pasi humbi gjyqin, menaxheri u dorëzua dhe kërkoi mirëkuptim. Ndërsa Safeti më tha: “Sille te unë, se do të jap më shumë”. I thashë: “Kërko falje njëherë, pastaj të bisedojmë”. Të jem i sinqertë, kam pasur raporte korrekte me Skënderbeu­n, sepse kam bashkëpunu­ar për Dimon, Hoxhajn dhe Da Silvën. Olainka mund të ishte i Kukësit, sepse Gjici jepte më tepër nga Skënderbeu për kartonin, por mënyra se si e zgjidhi nuk shkonte. Fola vetë me Olainkën dhe i thashë që zgjidhja është Skënderbeu. Ramë dakord për marrëveshj­en në të gjitha aspektet.

Kur keni pasur për herë të fundit kontakte?

Kam folur kur shkoi te Sllavia e Pragës. Ne vazhdojmë marrim bonuse për Olainkën për çdo ndeshje që ai luan në Ligën e Kampioneve. Për herë të fundit kemi marrë rreth 8 mijë euro. Pastaj, për çdo rishitje të tij marrim 3% për kompensimi­n e formimit si lojtar. Nga shitja e kartonit kemi përfituar vetëm kur kaloi nga Skënderbeu te Gent.

 ??  ?? Takaj, Olainka dhe Kapllanaj kur sulmuesi u transferua te Skënderbeu
Takaj, Olainka dhe Kapllanaj kur sulmuesi u transferua te Skënderbeu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania