Panorama Sport (Albania)

Sarri: Juve, dëfrehu në Madrid

"Champions-i s'duhet të jetë fobi dhe unë nuk ankohem, Kontes ia transmetua­n keq fjalët"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Ballafaqim­i i parë eu ropian me median ishte një konferencë në arrati, sepse Juventusi zbarkoi me shumë vonesë në stadiumin "Vanda Metropolit­ano" dhe duke parë kohën e limituar, Mauricio Sarri duhej t'i linte vendin Diego Simeones, ndonëse mjaftuan pak minuta për të prekur të gjitha temat dhe për t'i kthyer përgjigje në distancë edhe Antonio Kontes.

FORMACIONI - Zero informacio­ne mbi skuadrën që do të zbresë sot në fushë, ndonëse konfirmon: "Pjaniç ka rikuperuar, por nuk e di nëse do të zbresë në fushë nga minuta e parë. Kush e zëvendëson Kostën? As për këtë nuk kam një përgjigje, ndonëse Bernardesk­i duket më i sakti për rolin në fjalë. Në kokën time mendoj se Juventusi nuk është ende gati për të bërë atë rrotacion total për të cilin shumë flasin. Blerjet e reja duhet ende të mësojnë idetë e mia, por nuk më pëlqejnë akuzat që na janë bërë. Dhe, nuk është e vërtetë që jemi në vështirësi, por sigurisht që nuk kemi ende formën maksimale. Kur do të vijë ora e Rabiosë e Ramsejt? Kur të jetë e duhura, por unë di të them se po nënvlerëso­ni shumë dy mesfushorë që i kanë dhënë shumë Juves dhe futbollit botëror. Khedira është i nënvlerësu­ar, por për mua është një profesor. Ndërsa Matuidi është lideri i mesfushës së kampionëve të botës", bëri hyrjen e tij 60vjeçari i stolit bardhezi.

SUPER-ATLETIKO - Sarri u zgjodh nga Juventusi për t'i dhënë kësaj skuadre një profil europian, një skuadër që të imitojë Çelsin e tij, i cili triumfoi sezonin e kaluar në Ligën e Europës, por deri atëherë, rruga drejt finales nis me duelin kundër Atletikos së Madridit. "Po flasim për një ndër skuadrat më të forta në botë, - shpjegon Sarri. - Madje, ishin në formë që në miqësoren e luajtur këtë verë, por ajo që më befasoi sivjet ishte se me blerjet e bëra kanë rritur së tepërmi cilësinë teknike, zotërimin dhe shpërndarj­en e topit. Atletiko është një ndër ekipet që shoh pretendent­e kryesore për fitoren e Champions-it sivjet, prandaj do të jetë një sfidë shumë e komplikuar, por edhe një 90-minutësh i cili mund ta kushtëzojë shumë edhe fatin e grupit. Konte tha se unë ankohem shumë? Nëse thashë se nuk është njësoj të luash në orën 15:00 apo 21:00, kjo nuk kishte si shënjestër skuadrën e Kontes, por ndoshta ndonjë gazetar ia ka 'përkthyer' kështu, për të bërë polemikë. Unë gjithsesi nuk jam tipi që ankohet, përkundraz­i, jam ai që i thotë troç mendimet e tij. Ta them hapur si fitohet Champions-i? Shumë thjesht, në Europë duhet të zbresësh në fushë për t'u dëfryer. Nëse e bën këtë dhe e shoqëron me saktësi dhe kthjelltës­i në idetë e lojës që kërkon të shprehesh në fushë, atëherë është e sigurt që suksesi do të të ndjekë vetiu. Prandaj, nëse duam të fitojmë dhe të nisim të shohim një Juventus që vërtet beson se mund të ngrejë në fund të sezonit trofeun e Champions-it, atëherë duhet të luajë për t'u dëfryer në Madrid. Nëse zbret në fushë me qejf dhe nëse nuk e transformo­n në një fobi suksesin në Europë, është e sigurt se fitorja do të bëhet më e lehtë për Juventusin", përfundoi trajneri Sarri.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania