Panorama Sport (Albania)

Leksion nga Kosova për derbin dhe një zgjidhje për tifozët

Opinion

- Nga VASIL RUCI

Nuk jam në gjendje të numëroj se sa ndeshje derbi mund të ketë në territorin e banuar nga shqiptarët, por nuk mendoj se ka ndonjë më të mbuluar mediatikis­ht se ai midis skuadrave të Tiranës, në të cilat fatkeqësis­ht prej vitesh mungon njëra prej shkollave më të mira të ...

Nuk jam në gjend je të numëroj se sa ndeshje derbi mund të ketë në territorin e banuar nga shqiptarët, por nuk mendoj se ka ndonjë më të mbuluar mediatikis­ht se ai midis skuadrave të Tiranës, në të cilat fatkeqësis­ht prej vitesh mungon njëra prej shkollave më të mira të futbollit shqiptar, Dinamo. Sot nuk kam ndër mend të shkruaj për futbollin brenda fushës së blertë, por për atë jashtë fushës. Derbi i fundit i Tiranës më përforcoi bindjen se përgatitja e ndeshjeve, jo në aspektin tekniko-taktik, por në aspektin e kulturës dhe mesazhit që duhet të përcjellë sporti, lë shumë për të dëshiruar. Në radhë të parë ky është një defekt i vetorganiz­imit të klubeve shqiptare në përgjithës­i. Pothuajse në të gjitha klubet mungon ndërlidhës­i i klubit me tifozin. Gjithçka i lihet spontanite­tit dhe komandimit nga jashtë strukturav­e. Duke mos e institucio­nalizuar tifozin si pjesë të strukturav­e mbështetës­e të klubit, duke mos i dhënë aspak hapësirën e duhur që ai ta ndiejë veten si pjesë të rëndësishm­e të sportit, e vendosim atë në pozita përjashtue­se dhe gjithçka e lëmë në dorë të spontanite­tit dhe krejt jashtë kontrollit. Në këtë mënyrë jo pak herë klubet gjenden para përgjegjës­ive edhe ligjore për atë pjesë të organizimi­t, të cilën në shumicën e rasteve nuk e konsideroj­në pothuajse fare si pjesë të tyren. Dhe të mendosh se po lëmë jashtë vëmendjes pjesën kryesore të këtij mozaiku në përgatitje­n e një takimi sportiv: pikërisht tifozin. Kjo mënyrë të punuari është dhe një nga arsyet që në shumicën e rasteve na ka çuar deri në braktisje gjithnjë e më tepër të stadiumeve tona.

Ditën e derbit të qytetit të Tiranës zgjodha të isha prezent në një tjetër derbi, po ashtu shqiptar, por kësaj here në Kosovë. Pikërisht ai midis Dritës dhe Gjilanit. Jashtë fushës atmosfera krejt festive nga të dyja palët, nëse e krahason me atë të Tiranës dhe tepër mbështetës­e për ekipet e tyre brenda stadiumit. Një histori klubesh e cila kishte nisur bashkë dhe më pas kishte përfunduar në ndarje. Fillimisht edhe me momente problemati­ke, por tashmë të tejkaluara dhe të kthyera në festa sportive për qytetin. Mbështetja e fuqishme për klubin, antagonizm­i më se normal në tribuna, kore që nuk pushonin asnjë moment së përkrahuri ekipin përkatës dhe pothuaj aspak fyerje. A pati gjeste antisporti­ve? Tepër të vogla nëse krahasohet me tonat. Nëse futbollist­ët në fushë u dendën me kartonë dhe futbolli në fushën e lojës mund të mos jetë ngjitur në nivelin e kërkuar, në tribuna për mbështetje­n ndaj ekipit, për mënyrën e përjetimit të sfidës e mbi të gjitha për kulturën e treguar jashtë fushës, tifozët meritonin notën 10. Jam i bindur se me atë që pashë në Kosovë, strukturat që lidhin klubin me tifozin funksionoj­në shumë më mirë. E gjitha ishte fryt i një tjetër këndvështr­imi për tifozin, pikërisht duke e trajtuar atë si pjesë aktive të klubit. Natyrisht, çdo përplasje sportive ka një humbës dhe një fitues. Fituesit festojnë dhe humbësit përjetojnë dëshpërim me shpresën se te takimi i radhës do t’i bëjnë gjërat ndryshe. Por, as entuziazmi i fitores dhe as dëshpërimi i humbjes nuk mund të errësojë arsyen dhe të mbytin dashurinë për sportin dhe vlerat e tij. Dashuria për sportin është dashuri për jetën.

Mendoj se këtë hallkë kaq të rëndësishm­e në klubet e Shqipërisë nuk e kemi aspak funksional­e. Ose nuk marrim mundimin ta vlerësojnë këtë si çështje shumë serioze, ndoshta dhe për shkak të dhjetëra problemeve të tjera me të cilat përballen klubet sot. Kjo nuk është një çështje imazhi. Është çështje koncepti dhe ai klub që do të ngrejë sa më parë struktura të tilla të konsolidua­ra, të cilat t’i përkushtoh­en ngritjes së cilësisë jo vetëm brenda fushës, por dhe në shkallët e stadiumit dhe jashtë tij, të cilat të kenë marrëdhëni­e të hapura e të sinqerta me tifozët e vet, pikërisht ato klube do të ngjiten në majat e cilësisë së futbollit. Jo vetëm te loja në fushë, por mbi të gjitha te spektakli që duhet të ofrojë ky sport në të gjithë aspektin e tij.

“Duke mos e institucio­nalizuar tifozin si pjesë të strukturav­e mbështetës­e të klubit, duke mos i dhënë aspak hapësirën e duhur që ai ta ndiejë veten si pjesë të rëndësishm­e të sportit, e vendosim atë në pozita përjashtue­se dhe gjithçka e lëmë në dorë të spontanite­tit dhe krejt jashtë kontrollit. Në këtë mënyrë jo pak herë klubet gjenden para përgjegjës­ive edhe ligjore për atë pjesë të organizimi­t, të cilën në shumicën e rasteve nuk e konsideroj­në pothuajse fare si pjesë të tyren”.

 ??  ??
 ??  ?? Koreografi­a e tifozëve kosovarë para derbit Gjilani - Drita
Koreografi­a e tifozëve kosovarë para derbit Gjilani - Drita

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania