Panorama Sport (Albania)

Strakosha bën heroin për Lacion, zverdhet Xhaka

"Djajtë" dhe verdhekuqt­ë kënaqen me nga një pikë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Mes favoriteve, duke lënë men janë edhe krizën e Portos në Europë, është vetëm Arsenali që bind në Ligën e Europës mes skuadrave favorite. Përballë belgëve të Standart Liezhit, "Topçinjtë" dhurojnë spektakël, me talentin Martineli që fiton të gjithë vitrinën e ndeshjes. Në "Emirates" përfundon 4-0 për anglezët, kur pikërisht 18vjeçari ishte ai autor i një dopiete brenda dy minutash, ndërsa Uillok arkivoi suksesin që në minutën e 22-të, kur dërgoi shifrat në 3-0. Në pjesën e dytë, goli i Sebajosit rrumbullak­osi shifrat dhe mban Arsenalin me pikë të plota në Grupi F, pas dy ndeshjeve të para.

JUNAJTID NË GJUMË

Siç e kishte parashikua­r Solskjaer, fusha sintetike ku u zhvillua ndeshja e djeshme me Alkmarin i bëri keq skuadrës së tij, ndonëse Mançester Junajtid, në asnjë moment nuk tregoi një dëshirë për tri pikët. Nëse në pjesën e parë ishte De Gea që bëri heroin duke frenuar në dy raste të majtën e Vijndal, në pjesën e dytë anglezët provuan që të sulmojnë, por nuk patën saktësinë për të dërguar topin në rrjetë. Në fund mbyllet me porta

të paprekura, por me Junajtid që mbeten në krye të Grupit L me 4 pikë, po aq sa edhe Partizani i Beogradit, që fitoi dje në transfertë ndaj Astanës.

ROMA SHPËRDORON -

Në Grupin J, Roma vazhdon të kryesojë grupin, së bashku me austriakët e Volfsberge­rit,

me të cilët u ndesh dje në Austri, ku barazoi 1-1. Trajneri Paulo Fonseka bëri një rrotacion shumë të gjerë, por gjithsesi verdhekuqt­ë dalin me pengje nga ky duel, duke qenë se shpërdorua­n shumë. Italianët kaluan të parët në avantazh me Spinacolan, që e dërgoi sferën në rrjetë me një dopio

goditje me kokë, por në fillimin e të dytës, të zotët e shtëpisë barazuan me të majtën fantastike të Liendel. Roma u hodh sërish në sulm, por Spinacola shpërdoroi golin e fitores dhe të dopietës personale, pak centimetra larg portës. Edin Xheko e ndoqi të gjithë ndeshjen nga stoli.

 ??  ?? Martineli feston dopietën për Arsenalin
Martineli feston dopietën për Arsenalin
 ??  ?? Xhaka, në aksion dje ndaj Trabzonspo­rit
Xhaka, në aksion dje ndaj Trabzonspo­rit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania