Panorama Sport (Albania)

Shpenzime me thasë, por Milani s’e “sheh” portën

Statistika negative, ja ku çalojnë më shumë kuqezinjtë

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Pak lojë e aq më pak gola. Vetëm ndaj Tori nos u pa dritë në tunelin e Milanit, por që nuk zgjati mjaftueshë­m për të fituar dhe bindur. Pionteku ka shënuar vetëm dy gola në gjashtë javë, teksa vjet, te Xhenoa, në të njëjtën kohë kishte tunduar rrjetat rivale gjashtë herë (10 nëse llogarisim edhe Kupën e Italisë). Në këtë moment kritik, Milani nesër do të luajë pikërisht ndaj Xhenoas, ish-ekipit të polakut. Megjithatë, çështja nuk është te zhbllokimi i polakut, por te golat në përgjithës­i e te loja që mungon. Me katër gola të shënuar, kuqezinjtë kanë një nga tri sulmet më të dobëta në Itali. Vetëm Udineze ka bërë më keq me tri realizime, teksa Sampi i vendit të fundit është në të njëjtën kuotë sa “Djalli”. Vërtet i fundit është ekipi i Marko Xhampaolos në renditjen e goditjeve në portë. 16 janë përpjekjet kuqezi dhe hendeku është i tmerrshëm nëse krahasohen me Lacion, e cila falë 45 goditjeve mban vendin e parë në renditjen speciale të tentativav­e në kuadrat. Edhe SPAL-i që renditet e parafundit në Serie A, apo dy gjenovezet që rrezikojnë rënien janë më mirë se “Djalli” duke qenë se drejt portave rivale kanë dërguar respektivi­sht 17, 24 e 25 tentativa.

SA PAK SHËNJESTËR – Sikur të mos mjaftonin këto statistika tejet të dobëta, Milani përveçse ka pak shënjestër, godet edhe pak. Napoli e udhëheq Serinë A me 128 goditje drejt portave rivale, teksa Torino ndodhet në vendin e fundit me 57 të tillë. Edhe këtu Milani lëngon sepse është nën mesin e renditjes (i 12-ti) me 83 goditje drejt kuadrateve të mbrojtur nga portierët kundërshta­rë. Duke lënë mënjanë golin e Çalhanoglu­së ndaj Breshas, sulmuesit kuqezinj lënë shumë për të dëshiruar për sa u përket realizimev­e me aksion. Vetëm një gol me këtë dinamikë dhe ai është shënuar nga Rafael Leao ndaj Fiorentinë­s, që për më tepër ka vetëm vlerë sentimenta­le për djaloshin portugez dhe statistiko­re për “Djallin”.

KRIZA — Në prag të ndeshjes me Fiorentinë­n, Marko Xhampaolo i mbron sulmuesit e tij, sidomos Piontekun për të cilin tha: “Nuk mund të vendosen në një plan ndeshjet e tjera që nuk krijuam me atë të Torinos që nuk ditëm ta çojmë topin në rrjetë”. Pas ndeshjes me vjollcët, ky justifikim nuk shërbente më, ndaj Riberi me shokët kuqezinj u

kthyen në fillimin e sezonit kur as godisnin e jo më të shënonin. Që faji nuk është vetëm i Piontekut, është e qartë, por disa mekanizma nuk po japin frytet e pritura. Renditja e Milanit është “pjellë” e grumbullim­it të disa faktorëve negativë që po penalizojn­ë ecurinë

kuqezi. Ndeshja ndaj Xhenoas do të jetë si një provim vjeshte, me ndryshimin që nëse vjen një tjetër disfatë, në klasë do të ngelë Xhampaolo, që gjithsesi dje në stërvitje ka pasur si mbështetje Paolo Maldinin që ka ndjekur nga afër punën e ekipit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania