Panorama Sport (Albania)

Mesi karikoi ekipin në tunel, zbardhet fjalimi

Ylli i Barçës: Do ushtrojmë më shumë presing, si normalisht

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Rikthimi i Lionel Mesit në skuadrën e Barcelonës ishte vendimtar në përmbysjen ndaj Interit. Ylli argjentina­s luajti 90 minutat e para të sezonit dhe kishte një rol kyç në përgjigjen e pjesës së dytë të katalanasv­e, që arritën të përmbysin golin e Lautaro Martinezit në pjesën e parë. Dy golat e Luis Suarezit u dhuruan kampionëve të Spanjës 3 pikët e para në grup. Por paraqitja e pjesës së parë e të zotëve të shtëpisë në “Camp Nou” ishte me të vërtetë e dobët. Përpara daljes në fushë për pjesën e dytë, kapiteni foli me shokët e skuadrës në tunel. Sigurisht pas ndryshimev­e taktike që bëri Valverde, Mesi dha instruksio­net e tij për shokët dhe i gjithë dialogu i tij me ta është fiksuar nga kamerat e televizion­it “Movistar”: “Nuk do të çmendemi djema. Do të dalim atje dhe do të ushtrojmë më shumë presing, si normalisht”. Pike e mbështeti, duke thënë se skuadra duhet të ushtrojë presing si një grup përndryshe nuk do të funksionon­te. Ndërsa Luis Suarez bëri karikimin e fundit: “Forca, le të shkojmë, le të shkojmë”.

STATISTIKA­T – 32vjeçari tregoi edhe njëherë tjetër sesa i rëndësishë­m është për skuadrën e tij si brenda ashtu edhe jashtë fushe. Në 90 minutat kundër Interit, edhe pse jashtë kondicioni­t të tij më të mirë fizik, “Pleshti” shërbeu

asistin e golit të përmbysjes për Suarezin pas një aksioni individual magjik ku dribloi kë i doli përpara. Numri 10 tregoi edhe njëherë tjetër se është një tjetër kalibër lojtari, mbi të gjithë të tjerët. Ai ishte njeriu i ndeshjes dhe nuk duhet të ketë debat për këtë. Prodhoi

në fushë momente gjeniale të cilat vetëm ai është i aftë t’i bëjë dhe statistika­t e konfirmojn­ë. Leo krijoi më shumë raste se çdo futbollist tjetër në fushë (6) dhe ndërtoi edhe më shumë raste të pastra se të tjerët (2). Ai ishte në krye edhe të listës së lojtarëve me më shumë driblime të suksesshme (10 nga 11 tentativa), ndërkohë që e mposhti kundërshta­rin në situatat një kundra një në 13 raste, më shumë se çdo futbollist tjetër. Mesi është golashënue­si më i mirë i të gjitha kohërave te Barcelona në këtë kompeticio­n

(112 gola) dhe ndaj Interit festoi prezencën e 137-të në Champions, një rekord për një futbollist të huaj te katalanasi­t. Ai shfaqi gjithashtu kredencial­et e kapitenit, kur i kërkoi skuadrës disa herë të ruante qetësinë pas një nisjeje shumë të dobët të ndeshjes.

 ??  ?? Mesi gjatë diskutimit me shokët në tunel
Mesi gjatë diskutimit me shokët në tunel

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania