Panorama Sport (Albania)

Sëlltik-Partizani, kur skocezët i prisnin të kuqtë me gajde dhe i bënin hile Mustës

Skuadra fjeti në ambasadë, lojtarët u ngushëllua­n me një shishe verë

- Nga UVIL ZAJMI

Ndeshja e dytë, ajo në Gllazgou ka tjetër histori. Vetëm pak minuta lojë, papritur Partizani është në avantanzh falë një autogoli. Por pjesa e parë do mbyllej 4-1, pas një fortune skoceze, që ndërkohë kishin humbur dhe një penallti. Në transfertë­n britanike nuk udhëtuan Hysi, Rragami, Çuri, Janku dhe Lika. Birçe do të nxjerrë një tjetër formacion në fushë me dinamasin Çoçoli në mbrojtje. Nga misteri për shqiptarët, te pritja spektakola­re me flamuj e gajde dhe vlerësimi i veçantë për Panon, fama e të cilit shtangu vendësit.

Drejt Skocisë me autobus e avion dhe pritja spektakola­re

Para nisjes për në Skoci, në javën e 4-t, Partizani barazonte 0-0 në Elbasan me Labinotin. Nga shtypi informohem­i se Partizani kalon një provë të vështirë, luan mirë në mbrojtje, ndërsa Gjini humbet një rast në fundlojë. Pas katër javësh renditje, Partizani, Dinamo, Skënderbeu e Vllaznia kanë 5 pikë, me 2 fitore dhe 1 barazim. Kështu, pasi ka lënë pas kampionati­n, të dielën më 30 shtator nisen nga Shtëpia Qendrore me një autobus “Korosa” në orën 6-të mëngjesit. Skuadra merr rrugën drejt Beogradit, pa e ditur se farë e priste. Një natë qëndrimi aty, në mjediset e selisë së ambasadës, të nesërmen me linjën ajrore Beograd-Londër, grupi arrin në kryeqyteti­n britanik, ku ishte programuar një tjetër natë fjetjeje, në një hotel pranë aeroportit. Për të vijuar të martën, kur pas 40 minutash fluturim avioni ulet në pistën e Gllazgout. Nga çfarë ishin informuar në shtypin skocez, nga Billy Mc Neill dhe Alex Cameron, në një shkrim të gjatë, ku në ballë të faqes me germa të mëdha shkruhej: “Mister”, për t’i pritur e shoqëruar kishte dalë policia vendëse, të hipur në kuaj. Ndërkohë, e kundërta dhe befasuese për ta kishte qenë ngrohtësia, trajtimi që ata gjetën gjatë qëndrimit në Tiranë. Nisur kështu nga mikpritja shqiptare, të angazhuar për t’ia rikthyer, organizato­rët vendës kishin rezervuar diçka të rrallë për lojtarët e stafin e Partizanit,

një surprizë të veçantë. Lista ka ndryshime, mungojnë titullarët

Për në Gllazgou, për takimin e dytë ndaj Sëlltikut, Partizani niste me disa mungesa të konsiderue­shme. Papritur dhe pa asnjë koment sqarues, jashtë liste janë dy lojtarë titullarë, Kastriot Hysi e Ferid Rragami. Bëhej fjalë kur skuadra kishte luajtur në Janinë pak muaj më parë për Kupën Ballkanike, motive banale siç ndodhte në ato vite. Bashkë me ta nuk udhëtojnë as Spiro Çurri, edhe ky

i formacioni­t i dy javëve më parë në “Qemal Stafa”, Agim Janku, sulmuesi legjendar që ishte dëmtuar dhe nuk shkoi. Madje ky moment shënoi edhe ndarjen e tij me Partizanin. As Hasan Lika që rikthehet te Shkëndija. Ndërkohë, një tjetër futbollist, gjiganti Çoçoli i Dinamos do të jetë në formacion. Tentohet të shfrytëzoh­et shtatlartë­sia e tij në mbrojtje, për t’iu kundërvënë skocezëve në lojën në ajër, ku skuadrat britanike bazojnë taktikën. Me Partizanin janë edhe dy vëllezërit Ballgjini, Haxhi e Shyqyri. Skuadra zhvillon

stërvitje tradiciona­le njohëse në mbrëmjen e së martës, pastaj në hotel dhe frekuentim­i në orët e vona nga disa lojtarë në një “nigt club”, një disko që ndodhet në brendësi të tij, me të rinj që vallëzonin. “Sapo u njoftuan se ne ishim futbollist­ë dhe do të luanim ndaj Sëlltikut, ata u entuzizmua­n pa masë. Nga Starova që komunikoi me ta u informuam se ata ishin tifozë të Rejnxhersi­t”, kujton Musta. Në Gllazgou tjetër formacion, Partizani në avantazh

Në Gllazgou Partizani doli në fushë me një formacion të ndryshuar nga ai i Tiranës. Aktivizohe­t Starova, që bashkë me Berishën, Ahmetajn, Çoçolin, Baçin dhe Mustën në portë kompletojn­ë mbrojtjen. Në mesfushë Lame, Breca dhe në sulm Braho, Murati, Sh. Ballgjni. Ndeshja u zhvillua në një kohë me shi, mbrëmje tipike britanike. Partizani luante me të kuqe, ndërsa skocezët me tradiconal­e: horizontal­e bardhejesh­ile. Duke njohur vlerat, forcën, kualitetin e lojtarëve skocezë, kualifikim­i i Partizanit

dukej i pamundur, por papritur e para në avantazh do të kalonte pikërisht skuadra shqiptare, falë një autogoli. Pjesa e parë 4-1 dhe nga katër gola, tre shënohen me kokë dhe një penallti të humbur prej tyre. Sipas specialist­ëve, fitorja nuk diskutohej, pasi Partizani konsideroh­et një skuadër e re, me mungesë eksperienc­e në të tilla aktivitete. E vërteta e fotos historike

Kjo foto e bërë në Gllazgou mbetet unike. Perlat

Ata kishin një flamur gjigant shqiptar dhe midis tyre ndodhej një person që i binte gajdes, që duket në të djathtë të fotos. Për ne ishte befasi dhe ajo foto aty është bërë pikërisht në ato çaste”, thotë Musta

Musta kujton: “Duke qenë se presidenti i Sëlltikut ishte befasuar dhe tejet i kënaqur nga pritja në Shqipëri, kishte rezervuar një të tillë për ne atje. Pasi qëndruam një natë në një hotel pranë aeroportit të Londrës, në pamundësi të vinte, kishte dërguar djalin të na shoqëronte. Kur mbrritëm në Gllazgou, kohë e vrejtur, pak shi, kohë tipike britanike, në mjedisin para hotelit ai kishte organizuar një pritje të veçantë. Sapo u hap dera, dolëm nga autobusi, na rrethoi një grup i madh me skocezë. “Janë të miqësisë Shqipëri-Angli”, na thanë. Ata kishin një flamur gjigant shqiptar dhe midis tyre ndodhej një person që i binte gajdes, që duket në të djathtë të fotos. Për ne ishte befasi dhe ajo foto aty është bërë pikërisht në ato çaste”, thotë Musta. Dhe nga Pano, Breca, Murati, A. Lekbello, H. Ballgjini, Lame, Hado, Musta të ulur, pastaj Ahmetaj, Meçe, Starova me një flamur në dorë, Berisha, Çoçoli, Braho, Birçe, duket qartë atmosfera pritëse për lojtarët e Partizanit.

Gllazgou STADIUMI “PARKHEAD CELTIK”,

3 tetor 1979, ora 19:30 SËLLTIK-PARTIZANI 4-1 (4-1)

Sëlltik: Latchford, Sneddon, Mc Grain, Aitken, Mc Donald, McAdam, Provan, Davidson, McCluskey (Lennox 83’), Mac Leod, Doyle. Tr. U. McNeill.

Partizani: Musta, Baçi (kv 26’), Starova (kv 65’), Çoçoli, Berisha, Ahmetaj, Braho, Lame, Breca, Murati, H. Ballgjni (Fagu 72’). Trajner: B. Birçe

Arbitër: L.A. Bjorck (Sue)

Spekatorë: 51.000 Golat: Mc Donald 19’; Aiteken 21’, Davidson 31’, Aitken 44’/ Snedon (aut) 11’. (Min ‘33 Goerge Mc Cluskey humbi penallti, goditi jashtë). Arbitër: L.A. Bjorck (Sue).

 ??  ??
 ??  ?? Skuadra e Partizanit në Skoci para ndeshjes me Sëlltikun më 3 tetor 1979
Skuadra e Partizanit në Skoci para ndeshjes me Sëlltikun më 3 tetor 1979
 ??  ?? 1979 Perlat MUSTA i Partizanit peson gol nga Celtic
1979 Perlat MUSTA i Partizanit peson gol nga Celtic
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania