Panorama Sport (Albania)

Sadiku gol, sulmi kuqezi e bën Rejan me krahë

“Gjahtar” brenda zonës, bomberi hap shifrat në barazimin 2-2

- OLSI TUJANI

Po afron grumbullim­i me Kombëtaren dhe shumë prej kuqezinjve vijnë me një ekstra motivim. Përballë do të jenë Turqia dhe Moldavia, ndërsa shumë prej lojtarëve të Kombëtares, krahas minutazhit të plotë, kanë edhe një repertor të plotë golash të realizuar. I fundit që ka shtuar gamën e golave të shënuar, ka qenë ...

Po afron grumbulli mi me Kombëtaren dhe shumë prej kuqezinjve vijnë me një ekstra motivim. Përballë do të jenë Turqia dhe Moldavia, ndërsa shumë prej lojtarëve të Kombëtares, krahas minutazhit të plotë, kanë edhe një repertor të plotë golash të realizuar. I fundit që ka shtuar gamën e golave të shënuar, ka qenë Armando Sadiku. Lojtari elbasanas ka gjetur golin në ndeshjen që Malaga ka barazuar dje ndaj skuadrës së Saragozës në Ligën e Dytë spanjolle. GOLI

Thuajse 200 sekonda i janë dashur sulmuesit të Kombëtares që të vendosë emrin e tij në listën e atyre që kanë ndryshuar shifrat e rezultatit. Një aksion nga e djathta, i cili që në fillime nis nga këmbët e Bares, pas disa kombinimes­h vjen si pasim në qendër të zonës për sulmuesin elbasanas. Rreth Armando Sadikut ka të paktën 3 mbrojtës, por asnjë problem për shqiptarin. Një pasim tokazi gjuhet direkt nga sulmuesi në një gjysmë kthesë drejt kuadratit për të zhbllokuar ndeshjen. Ishte Kasado nga e djathta që asistoi dhe sulmuesi kuqezi nga rreth 11 metra në qendër të zonës, shënoi. Kronometri kishte kaluar vetëm 2 minuta e 40 sekonda lojë. FORMA

Për Sulmuesin e Kombëtares ky ishte goli i dytë në Ligën e Dytë spanjolle me skuadrën e Malagas. Sadiku pritet që të rikthehet në listë me Kombëtaren, pasi në fillim të shtatorit ishte vetëm në listën e pritjes.

 ??  ??
 ??  ?? Armando Sadiku gjatë ndeshjes me Saragozën
Armando Sadiku gjatë ndeshjes me Saragozën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania