Panorama Sport (Albania)

Arsen Hoxha: Arbitri Meta vendosi derbin, ishte superpenal­lti për Tiranën

Pas derbit, disa nga futbollist­ët do të luajnë me skuadrën e dytë

- OLSI AVDIAJ

Analiza e ish-shefit të arbitrave: Kridensi i zoti, por me besueshmër­i morale të lëkundur. Duhet analizë e thellë për atë që bëri

Tirana ka zhvilluar stërvitjen e radhës, por të gjithë janë në pritje të masave që mund të marrë klubi. Pritet të zbulohet se cili nga lojtarët do të shkojë te skuadra B këtë javë. Presidenti Refik Halili, i mërzitur pas derbit, vuri gishtin mbi lojtarët dhe drejtuesit. “Skuadra ka brumë, ka lojtarë goxha të mirë dhe kam besim se ata do të bëjnë më të mirën në të ardhmen. Duhet t’i marrin gjërat shtruar dhe të punojnë. Do të shikojmë te drejtuesit, aty e kemi problemin. Do marrim masa për më të mirën. Do të ketë lojtarë që do luajnë tek ekipi B dhe nuk do luajnë kurrë te skuadra e parë, siç luajtën sot (të dielën)”. Gjithsesi, për momentin nga ana e klubit nuk ka ndonjë masë të deklaruar. Burime në klub bëjnë me dije se Halili ka qenë i mërzitur me disa nga titullarët që zhgënjyen ndaj Partizanit. Mësohet se pritet që ndonjë prej titullarëv­e në atë takim ose të ulet në stol, ose të luajë këtë javë tek ekipi B. Masat do të jetë si ndëshkim për atë që dhanë në fushën e lojës në sfidën me Partizanin. Shënjestra është te reparti i mbrojtjes, por gjithsesi çdo gjë mbetet për t’u verifikuar, pasi Halili dihet që është tolerant në këto lloj rastesh. Kujtojmë që trajneri i Tiranës i ka shpëtuar furisë së presidenti­t të bardhebluv­e, i cili pas humbjes në derbi, kishte shënjestru­ar drejtuesit e skuadrës. Burime pranë klubit bardheblu bëjnë me dije se trajneri nuk lëvizet nga pozicioni i tij, edhe pse skuadra humbi derbin. Problemati­ka e tifozëve ka bërë që çështja e trajnerit të dalë në plan të dytë, por kjo nuk është harruar plotësisht nga presidenti. Refik Halili mësohet se i ka dhënë besim trajnerit e Tirana dhe Ardian Mema nuk duhet të gabojnë. Duke filluar

që nga sfida me Flamurtari­n, deri tek ajo me Bylisin dhe pa llogaritur takimin me Shënkollin në Kupë. Mema dhe Tirana e tij jo vetëm që nuk duhet të gabojnë, por duhet të fitojnë bindshëm. E kundërta është një situatë e sikletshme, sepse një ndalesë tjetër në tri takime

do të thotë humbje besimi përfundimt­ar ndaj Ardian Memës dhe largim.

FORMACIONI – Trajneri Ardian Mema pritet të zbresë në fushë me ndryshime në sfidën kundër Flamurtari­t. kështu, në formacion do të kthehet Eni Imami, i cili u la kot jashtë

fushe, ndonëse debatoi me Memën. Në fushë, me të gjitha gjasat edhe Doka në krahun e djathtë si dhe Karabeci e Çelhaka në mesfushë. Trajneri, dje nuk bëri formacion për shkak të mungesës së lojtarëve, por gjithçka do të zbulohet sot para nisjes në Vlorë.

 ?? FOTO: F. Hazisllari ?? Përplasja e Boldorit me Hasanin në minutën e 89-të, kur ndeshja Tirana-Partizani ishte 1-2
FOTO: F. Hazisllari Përplasja e Boldorit me Hasanin në minutën e 89-të, kur ndeshja Tirana-Partizani ishte 1-2
 ??  ?? Përplasja e Boldorit me Hasanin në minutën e 89-të, kur ndeshja Tirana-Partizani ishte 1-2
Përplasja e Boldorit me Hasanin në minutën e 89-të, kur ndeshja Tirana-Partizani ishte 1-2
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania