Panorama Sport (Albania)

Partizani nuk di të fitojë pa tifozë ndaj Teutës në kryeqytet

Ironia e fatit, hera e katërt që luajnë pa tifozë në 4 vite

-

Partizani fitoi derbin dhe ktheu qetësinë në klub, por ndeshja me Tiranën ka lënë pasoja, nisur nga vendimet e fundit të Disiplinës, që i ka ndëshkuar me zhvillimin e dy ndeshjeve pa tifozë. Ndaj, Partizani-Teuta, e vlefshme për javën e 7-të të Superiores do të luhet nesër, në orën 17:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” pa praninë e spektatorë­ve. Nëse Disiplina do t’i kishte dhënë vendimet para se Partizani të lunte ndeshjen e Kupës me Vorën, “demat” mund të paguanin për të kthyer tifozët, pasi do të ishte shlyer gjysma e dënimit. Të kuqtë në kuadrin e 6 ditëve përballen me dy anët e medaljes të ndeshjeve që zhvillohen në Superiore. Nëse me 29 shtator luajtën derbin në praninë e afro 9 mijë tifozëve, nesër Partizani pret Teutës në një stadium ku lejohen 30 të ftuar nga klubet në tribunën VIP, si dhe përfaqësue­sit e mediave. Referuar historisë së 4 viteve të fundit, i bie që nesër të jetë hera e pestë që PartizaniT­euta vendoset të luhet pa tifozë. Në fakt, vetëm tre janë luajtur, se në marsin e këtij viti, të kuqtë kthyen tifozët duke paguar gjobën. Ndeshjet pa tifozë u sjellin fat durrsakëve, kryesisht kur luhet në kryeqytet. Në dy rastet e para që i ka pritur “djemtë e detit” në Tiranë në një ndeshje pa tifozë, Partizani është mundur, ka fituar vetëm kur e ka pritur Teutën në “Elbasan Arena”.

Pra, historia e takimeve të tilla i tremb disi të kuqtë para kësaj sfide, pasi 2 nga 3 ndeshjet e fundit pa tifozë janë fituar nga miqtë. Takimi i 23 dhjetorit të 2015-ës, zhvilluar në stadiumin “Qemal Stafa”, u fitua nga Teuta me golin e Lukiç. Më 26 nëntor 2016, Partizani luajti pa tifozë ndaj “djemve të

detit” në “Elbasan Arena”, takim i fituar nga të kuqtë me rezultatin 10, me gol të Ekubanit. Ndeshja e fundit ku Partizani e ka pritur Teutën pa tifozë u luajt më 5 maj 2018, ku durrsakët fituan 3-1 në “Selman Stërmasi”. Golat për Teutën i shënuan Çyrbja, Hrkaç dhe Hila, ndërsa për “demat” realizoi Batha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania