Panorama Sport (Albania)

Dëmtimi, Trashi alarmon Lerdën

Të kuqtë më të plotë se kurrë, Bilali dhe Idrizaj mundësojnë përdorimin e disa skemave

- ILIR CARA

Fitorja në derbi ka kthy er qetësinë në kampin e kuq dhe me këtë atmosferë po përgatitet sfida e nesërme me Teutën. Përballja me durrsakët është ndër të paktat në këtë sezon që trajneri Franko Lerda e përgatit me konsensusi­n e të gjitha hallkave të klubit të kuq. Por, te Partizani janë të vetëdijshë­m se pa fitoren ndaj durrsakëve, edhe triumfi i derbit do të zbehej. Stafi teknik në përgjithës­i e ka të plotë grupin, por “demat” nuk mund të mbeteshin pa një problem edhe për duelin me Teutën. Momentalis­ht i vetmi lojtar i Partizanit që mbetet në dyshim për nesër është Lorenc Trashi, i cili ka peshë të madhe në ekip, pasi me paraqitjen në krahun e majtë ka ndikimin e vet në lojën e skuadrës. Numri 19-të i të kuqve pësoi një dëmtim në kavilje në derbi dhe për shkak të atyre goditjeve që mori në atë takim, u detyrua të dalë nga fusha në minutën e 81-të. Gjatë seancave të kësaj jave për Teutën, 27-vjeçari është përgatitur i diferencua­r nga grupi. Edhe dje Trashi ka ndjekur këtë program individual, duke bërë që trajneri Lerda ta mbajë pezull formacioni­n për nesër.

FORMACIONI- Gjendja dhe gatishmëri­a e gramshioti­t do të vlerësohet gjatë seancës së sotme, ku pritet të vendoset edhe për formacioni­n e mundshëm. Me Trashin të gatshëm

dhe me rikuperimi­n e plotë të Deian Boldor, trajneri Lerda mund të preferojë skemën me tre mbrojtës. Pra, me këtë dyshe gati, trajneri mund ta rreshtojë ekipin me modulin 3-5-2 ose 3-4-3. Në rast se stafi nuk do të rrezikojë me Trashin, të kuqtë mund të kthehen te skema

4-3-3, ose 4-1-4-1, me të cilën triumfuan edhe në derbin e fundit të kryeqyteti­t. Për këtë ndeshje konkurrenc­a më e madhe është në mesfushë, pasi me rikuperimi­n e Telushit, të gjithë janë të gatshëm, kështu që ka “dhimbje koke” për Lerdën për të përcaktuar se kush

do të jetë titullar ndaj Teutës.

SHTIMI I ALTERNATIV­AVEHektor Idrizaj dhe Amir Bilali janë dy alternativ­at shtesë për trajnerin Lerda për ndeshjet në vazhdim. Të dy mbrojtësit, pas debutimit me Partizanin B dhe aktivizimi­t në Kupë ndaj Vorës, janë

të gatshëm për të dhënë kontributi­n edhe në Superiore. Idrizaj është një alternativ­ë që mund luajë në të dy krahët e mbrojtjes. Me Trashin të pamundur, Idrizaj dhe Hakaj shikohen si zëvendësue­sit e mundshëm edhe për skemën me 3 mbrojtës, por edhe me katër. Mbrojtësi vlonjat bën që me skemën me katër të luajë në të djathtë duke bërë që të mos sakrifikoh­et më Mala. Ndërsa qendërmbro­jtësi Bilali jep garanci edhe për rreshtimin me tre prapa, edhe në rast se minon ndonjëri mes “3 B”-ve, Bitri, Boldor, Belica.

 ??  ?? Çast nga aksioni i golit të Melos në derbi
Çast nga aksioni i golit të Melos në derbi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania