Panorama Sport (Albania)

Kërkohet vazhdimësi­a, ja kërkesa e Shkëmbit për Teutën

-

Teuta e trajnerit Bledi Shkëmbi po kalon një moment të mirë, ku pas fitores 1-0 në kampionat ndaj Kukësit, durrsakët arritën në mesjavë një fitore tenistike, ku mundën Tërbunin me rezultatin 6-2, takim i kthimit i turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Sakaq, kalendari i ka rezervuar nesër Teutës takimin në transfertë ndaj Partizanit. Një ndeshje, e cila duhet fituar nga të besuarit e trajnerit Bledi Shkëmbi, për të vijuar me këtë ecuri pozitive që ka përfshirë skuadrën. Por, ndaj “demave” llogaritë duhen bërë me mungesën e sigurt të mbrojtësit Todorovski, që u ndëshkua me karton të kuq me Kukësin. Mbrojtësi që erdhi në verë në Durrës nga Shkëndija e Tetovës ka qenë një nga pikat e forta të formacioni­t durrsak. Me shumë gjasa Fabian Beqja do të luajë në vend të tij, madje u provua në mesjavë në ndeshjen e Kupës. Ndërkohë, një dyshim i madh mbetet gatishmëri­a e mesfushori­t Uendi Vecaj, i cili ndien dhimbje në kofshë dhe shpresat janë që ndaj të kuqve ta nisë nga stoli. Ecuria e deritanish­me e Teutës në kampionat është brenda pritshmëri­ve të klubit.

PËRGATITJE­T— Teuta vijon përgatitje­t për Partizanin me një optimizëm të brendshëm dhe me qetësi. Skuadra kërkon të ruajë vazhdimësi­në në kryeqytet, pasi vetëm kështu ruhet vendi i parë. Atmosfera brenda grupit është mjaft pozitive, aq sa të gjithë duken besimplotë për vazhdimësi­në. Ritmi ka qenë i lartë, ndërkohë trajneri Shkëmbi gjatë këtyre seancave ka kombinuar ushtrimet e forcës me pjesën tekniko-taktike. Seanca e djeshme filloi me nxehmje të lehtë dhe më pas përgatitës­it atletikë Iris Selimi dhe Françesko Vitobelo vazhduan punën me ushtrime fizike. Më pas u kalua te loja me top dhe konkretizi­mi para portës. Të gjitha reparteve u është kërkuar që t’i mëshohet shumë qarkullimi­t te topit, vertikaliz­imeve dhe inkursioni­t. Trajneri kërkon me ngulm që të tijtë të vijojnë me lojën e bukur në kampionat dhe të bindin me rezultate. Stafi teknik po e përgatit me kujdes këtë ndeshje dhe qëllimi i vetëm është marrja e pikëve të plota. ZAMIR QYPI

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania