Panorama Sport (Albania)

Kridens Meta vendosi derbin, ishte super penallti për Tiranën

Moviola Mënyra angleze e arbitrimit nuk presupozon moszbatim të rregullave

- Nga ARSEN HOXHA

Java fundit e Kampi onatit kombëtar të Kat egorisë Superiore, edhe pse në përgjithës­i për arbitrat ishte e pranueshme, u cenua pikërisht në ndeshjen më të rëndësishm­e të saj: Tirana–Partizani. Mosveprimi i arbitrit Meta, asistentit Avdo dhe arbitrit ndihmës pas porte, Koçi, ndikuan direkt në rezultatin e lojës. Ka mjaft raste ku shkeljet nga ana e mbrojtësve janë të lehta, të maskuara apo në pozicione jo të përshtatsh­me, që në vendndodhj­en e arbitrave mund të dalin jashtë këndvështr­imit të tyre, por që të mos ndëshkohet një rast flagrant si ai i ndërhyrjes së mbrojtësit të Partizanit ndaj sulmuesit të Tiranës, atëherë kjo ka nevojë për një analizë profesiona­le tepër të thellë nga ana e komisionev­e përkatëse.

Në fotot 1, 2 dhe 3 duket qartë se lojtari mbrojtës në mënyrë graduale nga prapa pengon lojtarin sulmues të marrë pjesë aktive në lojën për topin që është duke ardhur në drejtim të tij. Pra, pengimi ka qenë plotësisht i qëllimshëm dhe nuk ka të bëjë me një luftë të presupozua­r për zotërimin e topit, sepse ai është ende larg prej të dy lojtarëve. Vetëm ky akt mjafton që të vërshëlleh­et për një penallti të pastër.

Në fotot 4, 5 dhe 6, pikërisht kur topi vjen mbi kokën e sulmuesit tiranas, ai është i neutralizu­ar forcërisht dhe plotësisht nga lojtari mbrojtës për të qenë aktiv. Veprimet e mbrojtësit zgjasin aq shumë në kohë, sa e mbajnë sulmuesin edhe kur ai është duke u rrëzuar në tokë. Pra, kemi të bëjmë me një super penallti, që ndikoi direkt në rezultatin e lojës.

Shpjegimet se ky rast nuk u ndëshkua nga arbitri, pasi ai këtë standard përcaktoi që në fillim, duke mos ndëshkuar për mbi dhjetë raste të tilla gjatë gjithë ndeshjes, është joprofesio­nal.

Asnjë arbitër nuk mund të vendosë standarde që nuk përputhen me ligjet e lojës. Ajo që rregullorj­a kërkon me forcë nga të gjithë arbitrat, është që të gjykojnë me objektivit­et të gjitha shkeljet, pavarësish­t se janë minutat e para apo ato të shtesës. Pavarësish­t nëse është një ndeshje e zakonshme apo me shkallë të lartë vështirësi­e.

Praktika ka treguar se kur një arbitër lë pa ndëshkuar raste të rënda që në minutat e para të lojës, ai kurrë nuk ka për të qenë i aftë t’i frenojë ato më vonë. Në njëfarë kuptimi, ai bëhet jo vetëm i keqi i ndeshjes, por edhe i vetes së tij. Rasti i Metës është treguesi më i pastër i asaj që thamë më sipër. Kur thuhet se afërsisht edhe në dhjetë raste të mëparshme, ai i la pa ndëshkuar ato, ky nuk mund të jetë një justifikim, përkundraz­i, Metës, dhe çdo arbitri tjetër që vepron në këtë mënyrë, i duhet thënë hapur se ai gaboi në njëmbëdhje­të raste, që do të thotë se nota e tij nuk mund të jetë më shumë se 5. Kjo, sepse rasti i fundit nuk ishte si të tjerët. Ai ndikoi direkt në rezultatin e lojës.

Kohët e fundit, nga specialist­ë apo gazetarë të ndryshëm po flitet për mënyrën se si arbitrat anglezë i drejtojnë ndeshjet e futbollit dhe në disa raste etiketojnë si të tillë edhe ndonjërin prej arbitrave tanë, që lë pa ndëshkuar raste të ndërhyrjev­e të dënueshme...!

Futbolli, qysh prej fillimit zyrtar të tij, është konsiderua­r si një lojë force. Motoja ishte që arbitrat detyrohesh­in të lejonin lojën e fortë dhe burrërore, si dhe avantazhin. Ishte ky treguesi kryesor që përcaktont­e edhe klasin e kualifikim­it të tyre. Por, në prag të fillimit të Kampionati­t Botëror të vitit 1990, që u zhvillua në Itali, për të evituar dëmtimet e shumta fizike që u evidentuan në kampionate­t e mëparshme, FIFA orientoi një mënyrë tjetër gjykimi, ku në plan të parë u vendos ruajtja e shëndetit fizik të lojtarëve. Gjyqtarët u orientuan të ishin shumë më veprues edhe në shkeljet më të vogla që dëmtojnë apo mund të dëmtojnë shëndetin e lojtarëve, madje u vunë edhe elemente kufizuese në lejimin e lojës së avantazhit.

Për hir të së vërtetës, në disa prej shteteve është zgjedhur një rrugë e mesme. Më e theksuar, kjo është në futbollin anglez. Por për këdo që e ndjek me vëmendje mënyrën e gjykimit të arbitrave anglezë, e kupton shumë shpejt se ata e lejojnë ende, në mënyrë më të zbutur se dikur, lojën e fortë dhe burrërore, si dhe avantazhin.

E megjithatë, ata nuk lënë pa ndëshkuar asnjë rast që përbën shkelje të rregullave të lojës. Ndryshimi midis lojës së fortë dhe burrërore nga loja e rëndë dhe e dënueshme, është se janë dy gjëra krejt të ndryshme që dallojnë si nata me ditën. Mosndëshki­mi me penallti i rastit në ndeshjen Tirana–Partizani është një gabim i rëndë i të tre arbitrave që u ndodhën në atë anë të aksionit, por ndërkohë i pafalshëm për arbitrin e qendrës, që është përgjegjës­i kryesor i ndeshjes.

Arbitri Kridens Meta, me të cilin punuam disa kohë së bashku, por edhe me atë që unë e kam ndjekur nga java në javë, është padyshim arbitri më i përgatitur profesiona­lisht që ne kemi, por ndërkohë edhe me besueshmër­i moralo-sportive të lëkundur. Për vetë moshën, atij nuk i ka ngelur dhe shumë kohë në dispozicio­n për të rregulluar këtë raport të zhdrejtë që ekziston brenda tij. Prandaj, sa më shpejtë që të ndryshojë, aq më mirë do të jetë për emrin e karrierës së tij arbitrare. Ndërkohë, përvoja e madhe dhe kultura e tij qytetaro- sportive nuk duhet ta lejonin atë që ajo banderolë e turpshme e vendosur nga llumi i shoqërisë shqiptare, të qëndronte e afishuar qoftë edhe për një sekondë të vetme. Në mënyrë kategorike nuk duhet lejuar fillimi i një ndeshje nëse ka afishime të tilla dhe duhet ndërprerë menjëherë loja nëse ato vendosen gjatë zhvillimit të saj. Në atë ndeshje, veç delegatit, që mban përgjegjës­inë kryesore për këto çështje, përgjegjës­ia është direkte edhe për gjashtë gjyqtarët si dhe vëzhguesin e ndeshjes, sepse ata ishin pjesa më e përzgjedhu­r që FSHF- ja u kishte besuar mbarëvajtj­en e një ndeshjeje aq të rëndësishm­e.

“Arbitri Kridens Meta, me të cilin punuam disa kohë së bashku, por edhe me atë që unë e kam ndjekur nga java në javë, është padyshim arbitri më i përgatitur profesiona­lisht që ne kemi, por ndërkohë edhe me besueshmër­i moralospor­tive të lëkundur. Për vetë moshën, atij nuk i ka ngelur dhe shumë kohë në dispozicio­n për të rregulluar këtë raport të zhdrejtë që ekziston brenda tij”.

 ??  ??
 ??  ?? Arsen Hoxha, ish-shefi i arbitrave
Arsen Hoxha, ish-shefi i arbitrave
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania