Panorama Sport (Albania)

Moçka: Asnjë hakmarrje, por e mund Tiranën

"Të shmangim rënien e vlerës në treg. Golat, faj i të gjithëve"

- ERMAL SIKA

Shpëtim Moçka kërkon kthesën me Tiranën. Në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", portieri paralajmër­on se ka ardhur koha që të shijojnë fitoren e parë në kampionat. Nuk e quan "hakmarrje" përballjen me bardheblut­ë, por një detyrim për tifozët vlonjatë. Gardiani u qëndron edhe akuzave që bëri pak kohë më parë për aventurën që pati te kryeqyteta­sit. Nuk kishte si të mos komentonte edhe krizën që ka kapluar ekipin dhe mbi të gjitha 15 golat e pësuar në 540 minuta lojë.

A mund të quhet një pikë kthese për Flamurtari­n fitorja me 5 gola kundër Veleçikut?

Unë mendoj se po. Rezultatet nuk i kemi pasur të mira në kampionat dhe mendoj se ka ardhur koha që të kthehemi te rezultatet e mira. Ndeshja me Veleçikun ishte një provë që djemtë të zhbllokohe­shin. Dhe kështu ndodhi. Tani, duhet të kthejmë faqen dhe të kthehemi sa më shpejt te fitoret.

Prisni Tiranën që vjen e humbur nga derbi, beson Moçka se fitorja e parë do të vijë pikërisht këtë javë?

Mendoj se çdo sfidë ka rëndësinë e vet. Për ne janë të gjitha finale. Ne kundërshta­rin as e nënvlerëso­jmë, por as e mbivlerëso­jmë. Tirana ka një ekip të mirë, por unë kam besim të plotë se do ta kalojmë me sukses.

Aventura te Tirana s'ju ka lënë shije të mirë, do jetë ky një shans për të marrë "hak"?

(Qesh) Nuk është që unë do të marr "hak" ndaj Tiranës, por unë do të jap më të mirën dhe maksimumin tim për fanellën që mbaj veshur, për

Flamurtari­n. Shpresoj të rikthehemi te fitorja, pasi na mungon në kampionat. Nuk e kemi arritur ende pas 6 javësh të luajtura, ndaj shpresoj ta shijojmë të shtunën përballë bardhebluv­e.

Akuzat që dhatë kohë më parë kundër Tiranës kanë pasur reagime... ju ka telefonuar ndonjë?

Jo, nuk kam pasur asnjë telefonatë. Absolutish­t jo. Unë ato deklarata i bëra me vetëdije të plotë dhe u qëndroj atyre që u kam thënë.

Janë pësuar 15 gola në 6 javë, çfarë emri u vendosni këtyre shifrave?

Mendoj se duhet të funksionoj­më si repart, pasi mbrojtja më e mirë është sulmi dhe sulmi më i mirë është mbrojtja. Nuk ka lidhje vetëm me repartin mbrojtës kjo pjesë. Ne duhet të funksionoj­më në grup apo e thënë ndryshe në bllok.

Pse është në këtë gjendje Flamurtari, prej financave që mungojnë prej më shumë se një viti, apo se e nisi vonë punën për këtë sezon?

Mendoj se nga nisja vonë e përgatitje­ve. Kjo është edhe arsyeja kryesore që ndodhemi në këtë gjendje. Edhe lojtarët duhet që ta gjejnë më mirë veten sa më shpejt. Kemi shumë lojtarë të rinj, nuk e kanë njohur akoma njëri-tjetrin dhe lojën e tyre. Shpresoj të rikthemi sa më parë.

Si ndihet një vlonjat kur e sheh ekipin në krizë të thellë?

Shumë, po shumë keq. Çdo vlonjat që e shikon Flamurtari­n në këtë gjendje, ka një ndjesi shumë të keqe. Shpresoj që të gjithë bashkë të dalim nga kjo situatë sa më shpejt, pasi nuk është mirë për asnjë nga ne, pasi çdo lojtari i bie vlera dhe nuk është e mirë për të gjithë.

 ??  ??
 ??  ?? Makina e shkrumbëru­ar e Qopekut
Makina e shkrumbëru­ar e Qopekut

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania