Panorama Sport (Albania)

Qardaku: Bylisi më dha Shpresat dhe ngrohtësin­ë që s'e mora në Shkodër

Flet sulmuesi 19-vjeçar: Besimin që më dhanë, ua kthej me gola

-

Vjet ishte shënuesi më i mirë në kampionati­n e moshave me Vllazninë (me 21 gola), ndërsa këtë vit pas 6 ndeshjes me Bylisin ka kapur direkt edhe Shpresat. Flasim për Eridon Qardakun, shkodranin e ardhur këtë verë në Ballsh. Sulmuesi 19-vjeçar ka spikatur direkt në formacioni­n e Veljko Dovedan, duke shënuar edhe një gol ndaj Flamurtari­t. Në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", fill pasi mori edhe ftesën nga Kombëtarja U21, ai rrëfeu arritjet e "vogla" dhe analizoi ecurinë e mallakastr­iotëve.

Eridon pikërisht sot (dje) morët të parën ftetë nga Shpresat, si u ndjetë? Ftesën e prita shumë mirë dhe m'u bë qejfi, sepse kam punuar shumë. Është nder të përfaqësos­h ngjyrat e ekipit kombëtar. Çfarë pretendoni të arrini nga Bylisi?

Synimet e mia janë që të shkojmë sa më lart me Bylisin. Kjo është primare, sepse kur është ekipi mirë, edhe ne lojtarët jemi në rregull.

Nuk ka ëndrra Qardaku? Tashmë dua që të shënoj sa më shumë dhe shpresoj që me paraqitje të mira, të arrij në të ardhmen një kampionat europian, gjithashtu edhe Kombëtaren e madhe.

Pak ditë më parë, Edi Martini u shfaq kritik për largimet e talenteve nga Shkodra për 5 lekë, duke ju përmendur ju, Hoxhën dhe Shimën... Unë jam profesioni­st dhe pavarësish­t të gjithave jam munduar të qëndroj sa me larg çështjes së Vllaznisë, pasi kështu është futbolli... Ndonjëherë në shtëpinë tënde nuk ndihesh si i tillë, për faktorë të ndryshëm. Edhe pse dëshira është normalisht. Ndërsa shtëpinë e vërtetë e gjen diku tjetër, atje ku të mbështesin dhe të japin gjithçka i duhet një lojtari të ri për t'u rritur. Dhe unë gjithçka e mora te Bylisi.

A ju vjen keq që nuk gjetët hapësira te Vllaznia, ndonëse vjet spikatët me moshat?! Pavarësish­t të gjithave, unë u jam mirënjohës shumë atyre ngjyrave. Falë Vllanizë, jam këtu ku jam sot. Tashmë dua të punoj sa më shumë për t'ia shpërblye Bylisit mbështetje­n që më ka dhënë. Falë tyre kapa U-21, por synimet e mia janë më të mëdha. Ndaj duke punuar, do arrij në nivele të larta. Erjon Saliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania