Panorama Sport (Albania)

Vllaznia “përforcohe­t” para Kukësit, gati Malota dhe Godfrej

Mbrojtja më e mirë, rekordi u prish nga kolapsi... 2-minutësh

- JONUZ SUPERSTICI­OZ KOLAPSI 2-MINUTËSH Admir Uruçi

Vllaznia “përforcohe­t” para Kukësit. Mirsad Jonuz do të ketë një grup më të plotë përballë nënkampion­ëve në fuqi të vendit. Renato Malota ka kaluar dëmtimin që e la jashtë me Skënderbeu­n, ndërsa një “armë” më shumë në mbrojtje do të jetë edhe Ualusimbi Godfrej. Pasi debutoi në Kupën e Shqipërisë dhe mori elozhe prej trajnerit, ky i fundit po e bën gati që t’i japë minuta edhe në kampionat. Vendimi nuk është marrë ende zyrtarisht, e megjithatë është e sigurt që do të jetë i grumbullua­r. E themi këtë, pasi lojtari i linjës së majtë është i “varur” prej Filip Gligorov. Nëse maqedonasi nuk do ndiejë më shqetësime fizike, atëherë ka të ngjarë që të luajë pikërisht ky dhe ugandezi të qëndrojë në stol. Dhe kjo do të ndodhë për një arsye të thjeshtë, numri një i stolit të kuqebluve është i “fiksuar” pas formacioni­t fitues.

Dhe derisa ekipi ishte super kundër korçarëve, duke shënuar edhe 4 gola, atëherë do t’i qëndroj stoik asaj 11-she. Kujtojmë se Gligorov doli nga fusha çerek ore para se të mbyllej ndeshja e javës së 6-të dhe gjatë kësaj kohe ka qenë në vëzhgim të plotë. E thënë ndryshe, vetëm në mbrojtje mund të ketë lëvizje, pasi pjesa tjetër e ekipit nuk do të ndryshojë. Pas “pokerit” të një jave më parë, tekniku do i besojë sërish eksperienc­ës së Shtubinës, Likës dhe Krujës në sulm. Mesfusha pritet që të jetë më tepër shkatërrue­se, me Krymin e Ramadanin në qendër, ndërsa Hygor do të ketë në duar organizimi­n e lojës. Me balotazhin e krahut të majtë të mbrojtjes, djathtas do të vendoset Gurishta, ndërsa në qendër Shehi me Malotën. Ndërsa porta mbetet “pronë” e Sherrit. Vllaznia ndodhet në vendin e 6të me 9 pikë të grumbullua­ra, pas 2 fitoreve dhe 3 barazimeve. Ajo ka shënuar 5 gola dhe pësuar vetëm 2. Nisur nga statistika­t, starti i këtij sezoni mund të qu- het pa frikë pozitiv. Dhe merita për këtë ecuri i takon... pra- pavijës. Dhe duhet përmendur fakti që dy golat e vetëm që kanë pësuar i kanë në ndeshjen për- ballë Tiranës. Vetëm 2 minuta

kolaps në prapavijë i shkaktuan ato dy gola dhe të vetmen humbje deri më tani. Dhe po të shohim mbrojtjen e rreshtuar në këto 6 javë, vëren se 3 lojtarë nuk kanë humbur asnjë sfidë. Në qendër janë Shehi e Malota, ndërsa në të djathtë është aktivizuar me minuta të plota Gurishta. Nisur nga dëmtimi i mbrojtësit të majtë Gligorov, që është aktivizuar vetëm në dy nga gjashtë përballjet, tekniku në këtë repart ka përdorur Shtubinën e Markun. Që të dy kanë luajtur nga dy takime si pjesë e këtij reparti. Nga ana tjetër, Ruqi është i vetmi nga lojtarët e stolit që kanë ardhur në ndihmë të mbrojtjes. E sigurisht që garancia vjen edhe prej katërkëndo­rit, pasi lojtarët pas shpine kanë edhe Alen Sherrin. Në Shkodër duan që të thellojnë rekordin dhe “prova e së vërtetës” do të jetë këtë të diel, ku përballë do të kenë një ndër sulmet më të mira të kampionati­t.

 ??  ?? Fotoja zyrtare e Vllaznisë
Fotoja zyrtare e Vllaznisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania