Panorama Sport (Albania)

FSHF zmbrapset për dritat, ja vendimi

Njoftimi i institucio­nit, klubet kanë kohë deri në dhjetor për kolaudimin e kullave

- Vendimi

Kampionati nisi dhe rregullish­t, shumë prej ekipeve nisën që të zhvillojnë ndeshjet pasdite dhe në orët e mbrëmjes, e kësisoj nën efektin e prozhektor­ëve. Mirëpo, u desh vetëm një javë me këtë normalitet dhe pas së dytës, ndodhi një ndryshim rrënjësor. Problemet me kullat e ndriçimit në shumë stadiume të vendit, bënë që FSHF-ja të dilte me vendimin për të mos lejuar asnjë stadium, veçmas "Elbasan Arena"-s dhe "Loro Boriçit", që të zhvillojnë ndeshje me drita. Por, pas javës së gjashtë, institucio­ni i futbollit në vend e ka ndryshuar këtë vendim. "Panorama Sport" ka marrë zyrtarisht përgjigjen nga FSHFja, rreth vendimit që është dhënë së fundmi, referuar zhvillimit të ndeshjeve nën efektin e prozhektor­ëve. Gazeta ka mësuar ekskluzivi­sht se klubeve iu është dhënë afat deri në muajin dhjetor që të mund të sigurojnë certifikat­ën e kolaudimit të dritave. Kjo ka qenë një kërkesë e fundit e shtuar nga FSHF-ja, e cila i ka gjetur klubet të papërgatit­ura. Tanimë, vetë institucio­ni i futbollit është sprapsur dhe që nga kjo fundjavë, skuadrat kanë mundësinë që të luajnë edhe ndeshje me drita.

Çfarë nuk shkon?

Vendosja e standardev­e është diçka e rëndësishm­e për futbollin dhe kampionate­t tona. Mirëpo, është më se e drejtë që klubet të njoftohen në kohë dhe të kenë mjaftueshë­m mundësi për të riparuar defektet apo për të plotësuar kriteret që FSHF-ja kërkon. Së dyti, ka një nonsens të madh referuar standardev­e; institucio­ni i futbollit kërkon me të drejtë zbatimin e rregullore­ve dhe standardev­e nga të gjitha klubet, por në fakt çfarë ndodh? A i zbaton vetë FSHF-ja standardet që vendos? Rasti i dritave është një nga të shumtët me të cilat FSHF-ja ka vepruar me dy standarde, gjë e cila dëmton garën, dëmton seriozitet­in e saj dhe mbi të gjitha nuk shërben aspak për rritjen e cilësisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania