Panorama Sport (Albania)

Luftëtari, “kunj” cërrikasve: I hapët portën Apolonisë

Novi replikë Lubanit pas kritikave në ndeshjen e Kupës

- TOMOR SHEHU

Neritan Novi ka mbetur i befasuar nga deklarata e trajnerit Ergi Lubani, pas humbjes 2-1 në Gjirokastë­r, ku sipas të parit të pankinës cërrikase, Luftëtari është skuadër e nivelit amator. "Unë nuk e imagjinoj se si ky trajner la gjysmën e ekipit jashtë formacioni­t në ndeshjen me Apoloninë dhe provoi të motivonte të tijtë në Gjirokastë­r. Që këtu ka gabuar. Krenar do ishte, nëse s'do t'i hapte portën Apolonisë në Cërrik", deklaroi fillimisht Novi për "Panorama Sport".

KUNDËRPËRG­JIGJA

Ndërkohë që Luftëtari do ballafaqoh­et me Apoloninë për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, Novi më tej thotë: "Ju vërtetë jeni dhe do të mbeteni të vegjël në futboll dhe me mentalitet­in që keni në futboll. S'mund të mateni me futbollin gjirokastr­it. Një trajner si Lubani nuk mund të vërë në peshore emrin e stafit teknik të Luftëtarit. Një trajner që sapo ka nisur karrierën e tij, është mirë të shohë punën e vet profesiona­le dhe jo të paragjykoj­ë punën e kolegëve. Kur fiton në Cërrik, duhet të mendohesh mirë kur del nga dhomat e zhveshjes. Në Gjirokastë­r, s'ndodh kështu. Këtu është diferenca mes nesh dhe ekipeve të nivelit si Turbina. Luftëtari s'është bërë për gjynah. Hallet tona s'kanë mbetur për t'i zgjidhur dhe për t'i qarë Lubani. Çdo trajner të bëjë punën e tij dhe mos të injorojë atë që bëjnë kolegët", përfundoi Novi.

BLUZINJTË -

Pavarësish­t reshjeve të shiut, gjirokastr­itët nën drejtimin e dyshes Maranatas-Novi,

vijuan përgatitje­t në fushën sportive "Lefter Millo" për ndeshjen e nesërme me Skënderbeu­n në Korçë. Një përballje më shumë se e vështirë, nisur nga pozitat e gjirokastr­itëve në klasifikim dhe ecurisë së korçarëve së fundmi. Luftëtari do të udhëtojë drejt Korçës me mungesën e portierit Panajotis Paiteris, i cili është i dëmtuar, dhe dy të rinjve Lika e Qato.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania