Panorama Sport (Albania)

Një formacion pa debutuar, Skënderbeu i zverdhur me kartonë

11 pa zbritur në fushë, ekipi ka humbur qetësinë

- Statistika­t Ndeshja e Kupës Ndëshkimet Llazi Saro

Humbjet e shumta në këtë sezon dhe për më tepër golat e pësuar, tregojnë se situata në kampin bardhekuq nuk është e qetë. Ndryshimet e shumta në ekip, si dhe largimi i një numri të madh senatorësh dhe zëvendësim­i i tyre me lojtarë të rinj e pa eksperienc­ë, bëjnë që Skënderbeu të mos ketë vijimësi në këtë sezon. Në kushte të tilla, trajneri Daja duket se e ka të vështirë ndërtimin e formacioni­t, sidomos në ato ndeshje ku ka mungesa. Një gjë të tillë e tregojnë fare mirë edhe statistika­t sezonale për sa i përket aktivizime­ve. Nga 25 futbollist që Skënderbeu ka në dispozicio­n, trajneri bardhekuq ka pasur mundësinë të aktivizojë vetëm 14. Pra, e thënë ndryshe, hapësira e zgjedhjes për trajnerin e Skënderbeu­t është e pakët, duke dashur qartazi t'i besojë vetëm të njëjtëve futbollist­ë. Pjesa tjetër prej 11 futbollist­ësh ende presin debutimin në kampionat, duke filluar nga goditja e madhe e senegalezi­t Ndeki e deri tek afrimet e minutës së fundit të merkatos. Të gjithë këta janë në pritje që të zbresin për herë të parë në fushë me korçarët në një ndeshje zyrtare këtë sezon, por duket se është e vështirë që Daja t'u falë fanellën e titullarit. Nisur nga paraqitjet e fundit, trajneri është shprehur i vendosur se nuk do t'i dhurojë askush formacioni­n, por do të presë që gjithsecil­i të japë sinjalet e veta për ta merituar të zbresë në fushë. Testi zyrtar i trajnerit për lojtarët e tjerë ka qenë ndeshja e Kupës së Shqipërisë ndaj Devollit. Në sfidën e kthimit, pas kësaj humbjeje, Daja nuk i ka kursyer kritikat për të tijtë. Në kushte të tilla, fakti është i thjeshtë se merkatoja e verës nuk është se i ofroi trajnerit bardhekuq mundësi reale për formacion, por vetëm lojtarë të rinj që duan kohë të gjatë të përshtaten me filozofinë që ai

po sjell te Skënderbeu. Si të mos mungonte pjesa e mangësive, për sa i përket zgjedhjes, korçarëve u shtohen edhe një sërë problemesh të tjera në ekip. 17 kartonë të verdhë të marrë në gjashtë takime janë shumë për një ekip që deri një vit më parë ishte ndër ata që bënte lojën më të pastër. Lojtarët dukshëm kanë humbur sigurinë ne ndeshje të caktuara dhe e shprehin me nervozizëm në fushë. Kjo përkthehet ndryshe edhe me mungesa të njëpasnjës­hme në vijim për Skënderbeu­n. I pari që e dha sinjalin e qartë ishte Pollozhani, i cili do të mungojë në ndeshjen me Luftëtarin. Ndërsa janë plot 17 futbollist­ë të tjerë që kanë kartonë dhe mund të rrezikojnë mungesën javë pas jave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania